Monica Bellucci merr vëmendje me dukjen elegante krah Tim Burton në Festivalin e Filmit në Venecia
Botuar nga Driton Zenku
28 Gusht, 2024 20:43
Aktorja e famshme, Monica Bellucci dhe i dashuri i saj, regjisori Tim Burton, kanë mbërritur në Venecia.
Kjo për Festivalin e Filmit në Venecia, i cili do të zhvillohet nga 28 gushti deri më 7 shtator.
Aktorja 59-vjeçare është fotografuar kapur dorë për dore me regjisorin e njohur, 66-vjeçar.
Monica dhe Tim Burton
E njëjta mori vëmendje me një palë pantallona të bardhë, këmishë të zezë si dhe një xhaketë të bardhë.
Burton nga ana tjetër zgjodhi për këtë paraqitje të shfaqej tërësisht në të zeza.
Monica dhe Tim Burton
Kujtojmë se çifti zyrtarisht konfirmoi se janë në një lidhje tetorin e kaluar kur u shfaqën në Festivalin e Filmit në Romë të kapur për dore.
Meqë ra fjala, një nga femrat më të bukura në botë do të festojë ditëlindjen e saj të 60-të më 30 shtator dhe në një intervistë të fundit ajo ka folur për procesin e plakjes, por edhe për dashurinë. /Telegrafi/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.