Berisha bën më shume betejë per të mbrojtur “Kurum”in, se sa për të zbuluar skandalin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:53

Berisha bën më shume betejë per të mbrojtur “Kurum”in, se sa për të zbuluar skandalin

Nga Mero Baze

Debati politik mes qeverisë dhe opozitës rreth mbetjeve të rrezikshme trasportuar nga Porti i Durrësit ka hyrë në një boshllëk, për shkak të kompanisë ”Kurum”, të cilën opozita dhe konrketisht Berisha e shmang nga debati.

Qeveria shqiptare bën përgjegjëse për skandalin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme, kompaninë “Kurum” dhe përgjegjëse të mundshme për daljen nga porti kompaninë gjermane që ka koncesionin e Portit, prej vitit 2012.

Pra Belinda Balluku në emër të qeverisë thotë se mbetjet i përkasin “Kurum”-it, përgjegjësia e daljes nga Porti, ndoshta kompanisë gjermane që ka koncesionin.

Opozita për shkak të lidhjes klienteliste që ka familja Berisha me “Kurum”-in, heq fare “Kurum”-in nga lista e debatit, edhe si prodhues mbetjesh edhe si eksportues dhe thotë që këtë gjë e ka bërë qeveria.

Dhe këtu gjithë debati nga një çështje serioze bëhet qesharak.
Nëse një palë jep dy emra që mund të jenë përgjegjës , pala tjetër bën ç’është e mundur që të mbrojë këto dy kompani dhe të fajësoj qeverinë.

Po përse e fajëson qeverinë? Që ka favorizuar këto dy kompani, që mbron opozita dhe nuk lejon ti preken?
Kështu i bie që qeveria dhe paska favorizuar dy kompanitë që të fitojnë miliona dhe tani i sulmon ato, meqë i mbron opozita.

Debati është një tregues i shembullit të një opozite të kapur, ku meqë Berisha ka hallet e veta me “Kurum”-in dhe pazaret që ka bërë, tani gjithë opozita duhet të sillet si “shejtan budalla” që bëjnë sikur nuk e kuptojn që thonë gjëra alogjike.

Unë nuk jam i bindur që shteti shqiptar nuk ka faj. Dyshoj se plot hallka të tij janë korruptuar në vite prej kur “Kurum”-i ka ardhur në Shqipëri më 1999 dhe deri më sot.. Është e qartë që ata kanë bërë kërdinë me historinë e mbetjeve në dy dekada dhe shteti shqiptar nuk mund të jetë i larë.

Por meqë e kemi rastin konkret, dhe meqë flasim për një skandal të “Kurumi”-it, tani më shumë shfaqet vendosmëria e opozitës për të mbrojtur prodhuesin e mbetjeve të rrezikshme, se sa vendosmëria për te gjetur fajtorin.

Qeveria së paku thotë se prodhues është “Kurum”-i dhe ndoshta përgjegjës koncesionari i Portit. Po qe se qeveria do ishte e përzier në pazare me ta, natyrisht dhe ajo do fliste si Berisha, me emra anonimë.

Tani meqë opozita nuk ja del dot të flas me emra, dhe autorë konkret, më mirë t’ia lërë drejtësisë se mund ti shpëtoj veten në këtë rast, të mos turpërohet prap, për shkak të Berishës.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?