185-vjetori i lindjes së Abdyl Frashërit, Spiropali: I dha jetë sytheve të para të historisë parlamentare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 20:44

185-vjetori i lindjes së Abdyl Frashërit, Spiropali: I dha jetë sytheve të para të historisë parlamentare

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përkujtoi sot në 185-vjetorin e lindjes Abdyl Frashërin. “Kujtojmë kontributin e vyer politik të njërit prej ideologëve më të denjë të Rilindjes Kombëtare”, u shpreh Spiropali.

“Guxoj të pohoj se ndër vëllezërit Frashëri dhe rilindasit e tjerë, Abdyli ishte i pari që e ktheu ideologjinë rilindase në projektin e parë politik pas epokës së Skënderbeut, duke i dhënë jetë Lidhjes së Prizrenit”, theksoi kryeparlamentarja.

Spiropali nënvizoi se, “Besëlidhja e Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit, ngjarje kjo e fundit aq hijerëndë sa që Atë Gjergj Fishta i thuri lavde te “Lahuta e Malcisë,” janë të vetmet projekte politike reale shtetformuese para Pavarësisë së Shqipërisë”.

“Si Kryetare e Kuvendit, e ndjej si përgjegjësi morale dhe politike të përkujtoj Abdyl Frashërin, i cili i dha jetë sytheve të para të historisë parlamentare shqiptare”, u shpreh Spiropali.

“Kujtoj me respekt të thellë një detaj që duket se ka ndjekur si peshë kryqi të gjithë politikanët e mëdhenj idealistë shqiptarë: persekutimin e ashpër. Në pranverën e vitit 1881, kur osmanët shtypën Lidhjen e Prizrenit, ai u arrestua dhe më vonë u internua, derisa ndërroi jetë në vitin 1892. Burra të tillë shteti japin përherë mësimin se çdo reflektim ideologjik mbetet i përtharë përderisa nuk shndërrohet në veprim politik. Mirënjohje gjithmonë”, përfundoi Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

345
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
345
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?