Rabdishti, fshati karakteristik i Peshkopisë me vlera të larta të trashëgimisë kulturore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 21:30

Rabdishti, fshati karakteristik i Peshkopisë me vlera të larta të trashëgimisë kulturore

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ndau një album fotografik nga fshati Rabdisht i Peshkopisë, ku bie në sy arkitektura e veçantë e shtëpive të vjetra.

Specialistët e IKTK-së po i vijojnë ekspeditat në terren, të cilat kanë në fokus gjurmimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e vendit.

Rabdishti, fshati karakteristik i Peshkopisë me vlera të larta të

Javën e shkuar specialistët e IKTK vizituan qyteti i Peshkopisë dhe veçanërisht fshatin Rabdisht, me vlera të larta të trashëgimisë kulturore në shumë drejtime, si psh: zhvillimin urban të ansamblit; ndërtimet e arkitekturës vernakulare; teknikat tradicionale ndërtimore, që ruhen e do të jenë objekt i studimeve të mëtejshme të IKTK për verifikimin e interesit kulturor.

Rabdishti, fshati karakteristik i Peshkopisë me vlera të larta të

Rabdishti është një nga zonat më të bukura për nga natyra dhe resurset e saj.

Ka një arkitekturë unike me shtëpitë e mbuluara me rrasa guri dhe kalldrëmet e ruajtura mirë. Rabdishti është i fshehur mes maleve, në anën veriore shtrihet një shkëmb i madh gipsi, në lindje është bjeshka dhe kufiri me Maqedoninë e Veriut, në jug kufizohet me majën e Velivarit ndërsa në perëndim vetëm 4 km larg shtrihet qyteti i Peshkopisë./ATSH/

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 21:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?