KSHPK: Prokuroria të bëjë punën e saj me Hristovskin, puna jonë nuk është e lidhur me institucionet tjera

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:23

KSHPK: Prokuroria të bëjë punën e saj me Hristovskin, puna jonë nuk është e lidhur me institucionet tjera

Lidhur me reagimet e publikut në lidhje me rolin e KSHPK-së në rastin e emërimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, ka reaguar KSHPK-ja, e cila thotë se vepron brenda kompetencave dhe obligimeve të saj ligjore, me qëllim të kontrollit të konflikteve të mundshme të interesit, integritetit dhe transparencës në procedurat e emërimit të posteve drejtuese. Informacioni në publik për dualizmin në marrëdhëniet ndërmjet KSHP-së dhe PTHP-së, thonë nga ky institucion, nuk përputhet me realitetin, sepse të dy institucionet kanë funksione dhe strukturë institucionale të ndryshme. KSHPK thekson gjithashtu se veprimet e saj në asnjë rast nuk i ndalojnë veprimet e institucioneve të tjera kompetente në zbatimin e kompetencave të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Përpjekje të caktuara për të paraqitur veprimet e KSHPK-së si arsye për vonesën apo mosveprimin e institucioneve të tjera, besojmë se nuk janë të justifikuara dhe mund të sjellin perceptime të gabuara në opinion. Theksojmë se puna jonë nuk zëvendëson apo shtyn detyrimet e autoriteteve të tjera kompetente. Në të kundërtën, KSHPK-ja inkurajon të gjitha institucionet kompetente që të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me kompetencat ligjore”, thonë nga KSHPK.

KSHPK shton se ata veprojnë brenda afateve të përcaktuara me ligj dhe ato afate diktojnë veprimet e KSHPK-së, duke siguruar kështu një qasje sistematike dhe transparente në inspektime.

“Është e nevojshme që të gjitha autoritetet kompetente të respektojnë kuadrin institucional dhe kompetencat e KSHPK-së, të cilat do të sigurojnë përfundimin efektiv dhe transparent të proceseve në interes të publikut. Besimi në integritetin institucional të sistemit për parandalimin e korrupsionit dhe llogaridhënia ndërtohen përmes konsistencës në kryerjen e kompetencave të secilit autoritet individualisht”, thonë nga KSHPK.

Reagimi  i Antikorrupsionit erdhi pasi Prokuroria Themelore Publike e Shkupit (PTHP) për Sakamdakazam.mk tha se nëse Komisioni Kundër Korrupsionit nuk vepron në afat të arsyeshëm, gjegjësisht nuk e kryen inspektimin, PTHP-ja e Shkupit nuk do ta presë atë dhe do të hapë rast për falsifikimin e certifikatës së dhënies së provimit TOEFL për njohjen e gjuhës angleze të drejtorit të sapozgjedhur të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) Bojan Hristovski.

Hristovski në biografinë e tij zyrtare ka deklaruar se në mars të vitit 2022 ka marrë certifikatën e anglishtes TOEFL nga kompania “Julia CO LTD” nga Plovdiv, Bullgari. Më 9 tetor të këtij viti, dy drejtoresha të institucioneve publike u dënuan me burgim me kusht, pasi kur aplikuan për këtë pozicion, ata paraqitën një certifikatë TOEFL të lëshuar nga e njëjta kompani e lëshuar në nëntor dhe dhjetor 2022 si dëshmi e njohurive të tyre të gjuhës angleze. Aktakuzës i ka paraprirë kallëzimi penal nga MPB-ja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale Përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë, i paraqitur më 14 shkurt, në periudhën kur ky dikaster drejtohej nga Pançe Toshkovski si ministër teknik.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?