Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, pati përplasje për kaosin me transportin publik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:06

Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, pati përplasje për kaosin me transportin publik

Transporti Publik në qytetin e Shkupit do të mbetet në kolaps deri në një periudhë të pacaktuar. Në seancën e sotme të këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite ishte iniciativa për rritjen e çmimit për kilometër të dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët, por e njëjta u tërhoq me propozim të tyre. Makfire Iseni, këshilltare nga ASH, veprimin e tyre e arsyetoi me faktin se nuk i kanë të gjitha informacionet e sakta, pasi sipas tyre me rritjen e çmimit për kilometër, rritet edhe çmimi i biletës.

“Iniciativa është tërhequr nga që na kanë munguar informacionet e sakta, për arsye se me rritjen e kilometrazhit duhet të rritet edhe çmimi i biletës. Ne nuk kemi numra të saktë për çmimin, atëherë kemi vendosur që në këtë seancë ta tërheqim do përgatitemi në seancat e tjera kur të kemi numra të saktë dhe do ta propozojmë iniciativën”, deklaroi Makfire Iseni, këshilltare e ASH-së.

VMRO-DPMNE fajin për kaosin me transportin publik e hedhë tek Qyteti i Shkupit.

“Ne si grup i këshilltarëve vazhdimisht këto dy vite propozojmë iniciativa, zgjidhje të mundshme, i diskutojmë në seancat e këshillit, por megjithatë nuk na dëgjon administrata e qytetit. Nuk mund të bisedohet me një administratë që çdo dit gënjen. Nuk kemi informacione se ku harxhohen paratë që i japim në NQP” , u shpreh Filip, Janevski, këshilltar i VMRO -së.

Partia Opozitare e LSDM-së, thotë se fajin për mungesën e transportit publik e ka kryetarja dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit.

“Detyrimin për funksionimin e transportit të qytetit është në duart e vetëqeverisjes lokale, kryetares së Qytetit të Shkupit dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ne gjatë kohë jemi përkushtuar për të sjellë autobusë më të shpejtë, por tani për tre vite në hasim në veshë të shurdhër nga këshilli i Qytetit të Shkupit”, u shpreh Gordan Shutarov, këshilltar i LSDM-së.

Nga Organizata “Qyteti i Gjelbërt dhe Human” nuk besojnë që së shpejti do të zgjidhet problemi me transportin publik, pasi mungon bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit.

“Unë për momentin nuk e shoh se do të zgjidhet ky kaos. Zgjidhje ka, por qartazi shihet se ky këshill dhe kjo administratë kanë barriera të tilla në bashkëpunim dhe komunikim, që për asgjë nuk kemi gjetur zgjidhje”, tha Goran Jovanovski, këshilltar nga organizata Qyteti i Gjelbërt dhe Human.

Tashmë disa muaj transportuesit privatë më së shumti ndodhen në vend parkime se sa në qarkullim, pasi pas kërkesës për shlyerjen e borxhit nga ana e Qytetit të Shkupit, tani kërkojnë rritjen e çmimit për kilometër. Mungesën e autobusëve më së shumti e vuajnë qytetarët, të cilët me orë të tëra presin për të shkuar në destinacionet e tyre. /Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?