Letrat e Ahmetit përplasin deputetët, Snopçe: Kur vuanin shqiptarët, s’kishte letra / Hasani: Po shkatërrojnë gjithçka që bëmë ne

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:17

Letrat e Ahmetit përplasin deputetët, Snopçe: Kur vuanin shqiptarët, s’kishte letra / Hasani: Po shkatërrojnë gjithçka që bëmë ne

Duke komentuar letrat e dërguara nga kreu i BDI-së drejtuar faktorit ndërkombëtar dhe kreut të Qeverisë, Hristijan Mickoski, deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe e pyeti Ahmetin se pse derisa ishin në pushtet asnjëherë nuk ka dërguar letra të tilla edhe pse siç thekson, shqiptarët kanë qenë në gjendje shumë më të vështirë. Ndërkohë deputeti i BDI-së Ilir Hasani, thotë se të gjitha të arriturat e deritanishme janë bërë me shumë mund dhe çështjet që kanë ngelur në gjysmë, janë pjesë e një procesi afatgjatë.

“Nuk është në rregull të dërgosh letër vetëm kur je në opozitë. Ka pasur shumë fenomene dhe shumë ndodhi në të kaluarën gjatë pushtetit mbi 20-vjeçar të BDI-së në këtë shtet ku kanë ndodhur skandale të llojeve të ndryshme dhe ngjarje shumë negative për shqiptarët dhe nuk kemi parë në të kaluarën që Ahmeti të dërgojë një letër të tillë dhe të brengoset seriozisht për ato ndodhi, për gjithë ato vrasje, burgosje, inskenime, montime politike e kështu me radhë”, tha Halil Snopçe, VLEN.

“Për 20 vjet, kemi hequr të zinjtë e ullirit që t’i drejtojmë gjërat dalëngadalë. Ky është një proces, nuk është një ditë që do të vendoset për çështje as të gjuhës as të flamurit e as të përfaqësimit të drejtë të shqitparëve. Mund i madh është bërë që të gjitha këto të rregullohen dhe kemi arritur në fazën kur duheshte një shtytje e vogël që të përfundojnë të gjitha gjërat”, u shpreh Ilir Hasani, BDI. /Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?