Mickoski: Zyrtarë të BDI-së më dërgojnë SMS porosi për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:22

Mickoski: Zyrtarë të BDI-së më dërgojnë SMS porosi për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur seanca për pyetje të deputeteve, në të cilën vazhdimisht ka pasur përplasje mes zyrtarëve të qeverisë me ata të opozitës.

Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti parashtroi pyetje për kryeministrin për afatin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, orientimin e shtetit me BE-në apo Rusinë, e deri te ndikimi i kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski, iu përgjigj duke i thënë se zyrtarë të BDI-së i dërgojnë SMS porosi me të cilat pranojnë të jenë në Qeveri me gjysmën e asaj që ka VLEN-i për momentin.

“Zotëri Blerim Bexheti unë mund t’iu tregoj SMS porosi nga anëtarë të lartë të partisë suaj, të cilët më thonë se aq sa ka partneri ynë në Qeveri VLEN, gjysma është e mjaftueshme për BDI për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Kjo Qeveri duhet ta kthejë dinjitetin dhe legjitimitetin e shtetit. Dhe kjo qeveri është e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndaj kësaj deklarata të kryeministrit, reaguan nga BDI duke thënë se janë shpifje dhe i kërkuan Mickoskit që t’i publikojë SMS-porositë.

“Në fillim ishte banesa në Butel me njerëz të armatosur, mandej ishte betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, pastaj fliste që shteti do të destabilizohet në shtator, gjithashtu projektin e Korridorit 8 e quante krim epik korruptiv e në fund tha që është arritje historike, thoshte edhe që do ta anulojë rritjen e rrogave prej 78% për funksionerët dhe shumë gjëra të tjera që u dëshmuan se ishin gënjeshtra.

“Njëjtë edhe “sms” porositë nga BDI janë gënjeshtra. Kërkojmë nga Mickovski që t’i publikojë menjëherë, që sonte, ndryshe, do të jetë një gënjeshtar dhe shpifës ordiner nga foltorja e parlamentit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?