KE: Maqedonia e Veriut duhet të harmonizojë me BE-në ligjet për lirinë e mediave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:25

KE: Maqedonia e Veriut duhet të harmonizojë me BE-në ligjet për lirinë e mediave

Korniza ligjore që rregullon mediat në Maqedoninë e Veriut nuk është plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian, veçanërisht me Ligjin Evropian për Lirinë e Medias, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën evropiane për vitin 2024 në pjesën që i referohet medias dhe lirisë së medias.

“Maqedonia e Veriut është ndërmjet një niveli të caktuar të përgatitjes dhe një niveli të moderuar të përgatitjes për lirinë e shprehjes dhe ka progres të kufizuar në këtë fushë”, vlerëson Raporti.

Komisioni Evropian thekson se edhe pse me ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, të miratuar në korrik të vitit 2023, u hoqën të drejtat diskrecionale të Qeverisë në ndarjen e fondeve për sektorin e transmetimit, ajo vazhdoi të ndajë fonde me volum të reduktuar.

“Reklamimi qeveritar në mediat komerciale u rikthye në shkurt të vitit 2024, duke rritur rrezikun e keqpërdorimit të mundshëm të fondeve politike, duke rrezikuar pavarësinë e medias dhe duke deformuar tregun”, thuhet në raport, duke theksuar se një procedurë e tillë ka hasur në kritika nga rregullatori i medias dhe organizatat mediatike.

Po ashtu, shtohet se Kuvendi sërish ka dështuar në emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor të Shërbimit Transmetues Publik dhe Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizive (ASHMAA).

“Janë ndryshuar edhe ligjet për median dhe Kodi Zgjedhor. Megjithatë, këto ndryshime nuk kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe disa çështje të rëndësishme mbeten të pazgjidhura”, thuhet në Raport.

Komisioni thekson se rekomandimet e tij lidhur me median nga Raporti i Progresit të vitit të kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht dhe mbeten të vlefshme këtë vit.

“Në vitin e ardhshëm, vendi duhet veçanërisht të vazhdojë të rishikojë kuadrin ligjor që rregullon median për ta sjellë atë në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane, veçanërisht duke futur rregulla për transparencë të plotë mbi pronësinë e medias dhe mbi reklamat, konkurrencën dhe ndihmën shtetërore, si dhe të drejtat e pronësisë intelektuale, në përputhje me tregun e përbashkët të BE-së”, tregohet në dokument.

KE rekomandon gjithashtu që vendi të zbatojë strategjinë për reformimin e Shërbimit Transmetues Publik dhe të emërojë Këshillin Programor të Radios dhe Televizionit të Maqedonisë dhe Këshillin e ASHMAA, si dhe të vazhdojë “të merret menjëherë me të gjitha kërcënimet dhe aktet e dhunës kundër gazetarët dhe për të siguruar që autorët të sillen para drejtësisë”.

Raporti gjithashtu tregon se vitin e kaluar në gjykatat e RMV-së janë ngritur 19 padi për shpifje kundër gazetarëve, që paraqet rënie në krahasim me vitin 2022.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?