Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut hartoi Kod të ri Penal dhe ia dërgoi Komisionit Evropian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:26

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut hartoi Kod të ri Penal dhe ia dërgoi Komisionit Evropian

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se është hartuar Kodi i ri Penal (KP). Dokumenti është përkthyer në anglisht dhe është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian (KE). Pasi KE të prononcohet për përmbajtjen e Kodit Penal, nëse nuk ka kundërshtime, dokumenti do të shkojë në procedurë qeveritare dhe më pas në Kuvend, ku duhet një shumicë e thjeshtë për t’u miratuar, transmeton Portalb.mk.

Informacioni për ndryshimet e miratuara në Kodin Penal vjen një ditë pasi Komisioni Evropian, ndër të tjera, në raportin e djeshëm për ecurinë e vendit theksoi se është i nevojshëm miratimi i një Kodi të ri Penal që do të jetë në përputhje me ligjin e Bashkimin Evropian dhe standardet ndërkombëtare.

Në raportin e publikuar dje, si ndikim negativ në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht për rastet e nivelit të lartë, KE vuri në dukje ndryshimet e vitit të kaluar në Kodin Penal, ku u ulën dënimet me burg për veprat që lidhen me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe shoqatat kriminale. Komisioni vlerësoi se ndryshime të tilla dobësuan kuadrin ligjor dhe mbyllën shumë nga çështjet në vazhdim.

Pas marrjes së detyrës në qershor të këtij viti, ministri i Drejtësisë Igor Filkov bëri të ditur se do të ndryshohet sërish Kodi Penal, si mënyrë për të anuluar situatën e krijuar nga ndryshimet e diskutueshme të vitit të kaluar në Kodin Penal.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?