Mickoski: LSDM e BDI më ndiqnin me dronë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:30

Mickoski: LSDM e BDI më ndiqnin me dronë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh, theksoi se në kohën kur ishin në pushtet LSDM-ja dhe BDI-ja, ilegalisht e kanë përcjellë atë dhe VMRO-DPMNE-në me drone dhe shtoi se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për ato çështje teknike operative. Sipas Mickoskit, ky është shkaku pse ekziston frikë tek “të njëjtët që përgjuan dhe urdhëruan”.

Micksoski shtoi se me dronë është incizuar shtëpia e tij, por edhe kur ka qenë nëpër takime në Prilep dhe se për gjithë këtë ekzistojnë dhe procesverbale zyrtare në shërbimet për zbulim dhe kundërzbulim.

Kryeministri Mickoski theksoi se kur do të vijë radha për përgjegjësi, opinioni do të informohet, por se qeveria nuk do të krijojë teatër siç ka bë qeveria e kaluar, në një sistem që është me rëndësi vitale për vendin.

“E gjithë kjo do të prezantohet në mbledhje të mbyllur dhe e gjitha do të deklasifikohet. Ju e keni përcjellë liderin e opozitës me dronë, tani shkruani letra anonime Sa të doni shkruani, nuk mund t’i ikni përgjegjësisë”, tha Mickoski.
Sa i përket certifikatës së sigurisë të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, Mickovski porositi liderin e opozitës Venko Filipçe që ta ndryshojë ekipin që e brifon, sepse Hristovski posedon këtë certifikatë jo pesë, por 9 vite.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?