Analizë e raportit të progresit, Kopman: Ndryshimet kushtetuese dhe reformat janë kushte

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 21:09

Analizë e raportit të progresit, Kopman: Ndryshimet kushtetuese dhe reformat janë kushte

Maqedonia e Veriut ta plotësojë obligimin për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që të vazhdojë me negociatat dhe njëkohësisht ta përshpejtojë tempon e realizimit të reformave, sepse nuk ka shënuar progres të theksuar, thotë drejtori i Drejtorisë për Zgjerim, Gert Kopman. 

“Maqedonia e Veriut duhet patjetër ta plotësojë kushtin, t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që përfshin mosdiskriminimin e qytetarëve nga të gjitha përkatësitë etnike. Kjo akoma nuk është bërë. Qeveria e di se kjo paraqet kusht për hapjen e klasterit të parë dhe për progres në bisedime. Përveç kësaj, ka edhe reforma ë tjera të cilat Qeveria duhet t’i realizojë. Qeveria për këto çështje ka dhënë indikacione se do t’i realizojë”, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Fqinjësi dhe Zhvillim, Gert Kopman. 

Kacarska: Shqetësuese korrupsioni, aspak progres

Tjetër notë e dobët raporti shënon në mungesën e besimit gjyqësor, ndërkaq shqetësuese për Komisionin Evropian mbetet mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në raport nënvizohet me asnjë lloj përparimi, vlerësojnë nga Instituti për Politika Evropiane.

“Në raport, këtë vit, më dobët qëndron lufta kundër korrupsionit. Vlerësohet se asnjë progres nuk është bërë këtu. Kjo është shqetësuese, sepse sipas metodologjisë së re, korrupsioni është kriter bazë që vazhdimisht vlerësohet në procesin negociues”, theksoi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.

Raport-progresi pozitivisht lart e ka vlerësuar harmonizimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në, reforma të moderuara në administratë publike, ndërkaq shumë punë kërkohet edhe në jurisprudencë. 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 21:09