MPB: Është rritur numri i sulmeve fishing dhe rasteve të prezantimit të rrejshëm në emër të MPB-së dhe drejtorit të BSP-së, qytetarët të mos i hapin këto porosi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 21:38

MPB: Është rritur numri i sulmeve fishing dhe rasteve të prezantimit të rrejshëm në emër të MPB-së dhe drejtorit të BSP-së, qytetarët të mos i hapin këto porosi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se është rritur numri i mashtrimeve të cilat janë shënuar këtë vit ndërkaq të cilat përfshijnë sulme fishing dhe raste të prezantimit të rrejshëm në emër të ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Byrosë për siguri publike.

Nga Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së njoftojnë se qëllimi kryesor i sulmeve fishing është të grumbullohen të dhëna personale të pranuesit apo të detyrohet të vizitojë ueb-faqe të rrejshme.

“Tentimet më shpesh vijnë përmes postës elektronike, por edhe përmes rrjeteve sociale, porosive SMS apo thirrjeve telefonike. Në disa raste, viktimat kanë marrë porosi se jan[ lëndë e gjoja procedurave juridike për vepra të trilluara penale dhe janë thirrë të kontaktojnë dërguesin përmes viberit apo linkut telegram. Plotësisht, ekzistojnë raste në të cilat qytetarët kanë marrë porosi gjoja të dërguara nga drejtori i Byrosë prë siguri publike apo ministri i Punëve të Brendshme, me të cilat u kumtohet se janë nën hetim për vepra të kryera penale dhe se nevojitet të regjistrohen përmes e-postës dhe t’i parashtrojnë të dhënat e tyre personale. Këto porosi elektronike janë tentim klasik i mashtrimit me qëllim të grumbullimit të të dhënave personale për keqpërdorimin e tyre të mëtutjeshëm”, thuhet në kumtesë.

U bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos i hapin këto porosi dhe kursesi të mos kontaktojnë me dërguesin përmes linkut të dërguar apo të ndajnë të dhëna personale nëse kjo kërkohet.

“Në mënyrë që të evitohet rerziku nga infektimi me softuer malinj, Sektori për krim kompjuterik rekomandon qytetarët të mos hapin linqe të dyshimta dhe datoteka të bashkangjitura në e-mail porosi nga dërgues të panjohur. Plotësisht, dëshirojmë ta informojmë opinionin se mashtrimet e këtilla shpesh kanë dimension ndërkombëtar, sepse porosi të ngjashme janë vërejtur edhe në shtete të tjera të rajonit”, ceket në kumtesën e MPB-së.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.