“Kush duhet të marrë meritat për armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit?”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2025 22:10

“Kush duhet të marrë meritat për armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit?”

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden thotë se ai dhe ekipi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump bashkëpunuan si “një ekip” për të arritur marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Pasi mbaroi fjalën e tij, Biden u pyet se kush duhet të marrë meritat për marrëveshjen. Kësaj pyetjeje, Biden i përgjigjet duke thënë “A është kjo një shaka?”

Në konferencën për shtyp, Biden u shpreh se me këtë marrëveshje palestinezët mund të rindërtojnë, pa Hamasin. Sakaq ai tha se në fazën e parë të marrëveshjes, do të lirohen pengjet, përfshirë këtu edhe shtetas amerikanë.

Izraeli dhe Hamasi më në fund kanë rënë dakord për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve pas 15 muajsh luftë të përgjakshme që ka marrë mijëra jetë.

Kryeministri i Katarit, një ndër figurat kryesore të negociatave, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën, teksa ende pritet të miratohet nga kabineti izraelit.

Zyra e kryeministrit izraelit tha më herët se kishte “disa klauzola të pazgjidhura”, por shpresonte se detajet mund të finalizoheshin në orët në vijim.

Ndërkohë, pas këtij lajmi të shumë pritur, palestinezët në Gaza dhe familjet e pengjeve izraelite festuan në sheshet kryesore të disa qyteteve.

Sipas marrëveshjes, forcat izraelite do të tërhiqen nga zonat e populluara të Gazës, teksa palestinezët e zhvendosur do të lejohen të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që do t’i hapet rrugë dhe kalimit të ndihmave aq të nevojshme në këto momente të vështira për Gazën.

Negociatat për fazën e dytë, e cila duhet të lirojë pengjet e mbetur, një tërheqje të plotë të trupave izraelite dhe një “qetësi të qëndrueshme”,  do të fillojë në ditën e 16-të të armëpushimit.

Faza e tretë dhe e fundit përfshin rindërtimin e Gazës diçka që mund të marrë vite dhe kthimin e trupave të mbetur të pengjeve.

Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë të grupit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.

Më shumë se 46,700 persona janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, ndërkohë që shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. 

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2025 22:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!