Protesta e madhe e profesorëve në Novi Sad

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Janar, 2025 11:46

Protesta e madhe e profesorëve në Novi Sad

Në Serbi vazhdojnë protestat. Në protestën e mësimdhënësve universitarë dhe studiuesve në Novi Sad u shpreh mbështetja për studentët dhe u kërkua dorëheqja e rektorit. Nga ky protest u dërgua mesazhi se nuk do të heqin dorë nga kërkesat që institucionet në Serbi të funksionojnë sipas ligjit.

Profesorët universitarë, studiuesit dhe qytetarët në Novi Sad organizuan protesta me moton “4.000 mësimdhënës, 4.000 hapa” në shenjë mbështetjeje për studentët. Protesta filloi para Akademisë së Arteve me pesëmbëdhjetë minuta heshtje, e cila iu kushtua viktimave të rënies së kulmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Profesorët theksuan se së bashku me studentët e tyre po luftojnë për drejtësi dhe se mbështesin kërkesat e tyre për ndjekjen penale të përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad. U theksua mbështetja për integritetin universitar.

Profesori i Akademisë së Arteve, Dragan Matiq, në fjalën e tij para Akademisë tha se në Serbi tani përmendet greva e përgjithshme dhe se mbështetja për studentët po rritet.

“Në këtë vend, te fortët dhe kriminelët sulmojnë studentët, i shkelin dhe i kërcënojnë me thikë vetëm sepse kërkojnë drejtësi. Ne, 5.000 profesor kemi nënshkruar mbështetjen për studentët. Jemi këtu personalisht për të treguar se jemi një trup i vetëm. Do të tregojmë solidaritet derisa kërkesat e tyre të plotësohen.”

Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin protestues deri në kampusin universitar. Kolona lëvizi nëpër rrugët kryesore të Novi Sadit. Gjatë marshimit u brohorit “Greva e përgjithshme”, “Dorëheqje, pastaj burg”, “Nuk i lëmë studentët”.

Profesorët iu drejtuan të pranishmëve në kampusin e Universitetit të Novi Sadit. Profesoret dërguan mesazhin se solidarizohen me studentët, dhe u theksua se është e nevojshme të ruhet autonomia e universitetit dhe institucioneve që punojnë për interesin e qytetarëve.

“Duam liri për shkollat, fakultetet, institucionet që i shërbejnë një qëllimi të vetëm, që t’u mundësojnë qytetarëve një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të lumtur. Duam spitale, institute, gjykata dhe media të lira nga ndikimet politike, politikanizmat dhe rrjetet e interesave. Të gjitha institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve”, tha Igor Dolinka, profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore.

Në protestë u tha se integriteti i Universitetit të Novi Sadit është dëmtuar nga sjellja joprofesionale e rektorit të Universitetit të Novi Sadit, Dejan Madiq, dhe nga tij u kërkua dorëheqja.

“Ai mbështet ata që sulmojnë studentët, dhunën e të veshurve me kapuç të zi dhe vetë i ka sjellë ata në universitet. Ai dhe të tijtë nuk duan që kërkesat e studentëve të plotësohen, sepse kështu do të humbasin privilegjet që kanë,” tha Ljubica Oparnica nga Fakulteti Pedagogjik.

Profesorët dhe qytetarët kane theksuar se po dalin ne protesta për një shoqëri në të cilën institucionet e kryejnë punën e tyre.

“Jam këtu për të mbështetur studentët, të gjithë mësimdhënësit tanë dhe për ta kthyer këtë në një vend normal”, tha një qytetar.

“Pres më të mirën dhe që kjo të përfundojë me sukses, për qëllimin për të cilin po bëhet,” tha një pjesëmarrëse e protestës.

Pakënaqësia kundër pushtetit është në rritje në Serbi, dhe ka intensifikuar më tej debatin për mundësinë e një greve të përgjithshme, veçanërisht në institucionet arsimore. Protesta të reja janë paralajmëruar për ditët në vijim.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Janar, 2025 11:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“