Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sonte se qëllimi është që në vitin 2027 të fillojë përdorimi i makinave fluturuese në vendin e tij.
Vuçiq tha për mediat në Davos se këtë e kishte diskutuar me përfaqësues të kompanisë Archer në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.
Ai shtoi se Archer është një nga kompanitë më të njohura që merret me makina fluturuese, avionë pa pilot dhe trena fluturues.
“Kemi filluar negociatat për blerjen e të paktën tre avionëve dhe po flasim edhe me miqtë tanë kinezë, të cilët tashmë janë zhvilluar shumë dhe kanë makina fluturuese në disa qytete. Ne do të nxitojmë të përpiqemi të përfundojmë gjithçka që lidhet me përgatitjet dhe rregulloret deri në mesin e vitit 2026, në mënyrë që të mund të ngasim vetura fluturuese në vitin 2027,” tha Vuçiq.
Ai deklaroi se në ekspozitën e specializuar ndërkombëtare Expo 2027, të cilën po e pret, Serbia dëshiron të tregojë se është vendi që është “modernizohet më së shpejti dhe rritet më së shpejti në Evropë”.
“Ne kemi nënshkruar tashmë një lloj memorandumi me kompaninë Archer dhe kemi bërë një marrëveshje për Expo 2027. Më interesonte nëse makina mund të rrezikohej nëse vinte një tufë zogjsh. Vërtet nuk mundet dhe është shumë më e sigurt se një helikopter”, shtoi Vuçiq.
TRT Balkan / agjencitë
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Janar, 2025 21:09
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.