Grevë e përgjithshme, protestat masive në Serbi. Vuçiç bën lëvizjen e papritur…

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Janar, 2025 10:17

Grevë e përgjithshme, protestat masive në Serbi.   Vuçiç bën lëvizjen e papritur…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një tubimi në Jagodinë njoftoi për themelimin e “Lëvizjes për popullin dhe shtetin”, që tha se do të mbledhë rreth vetes partitë në pushtet dhe mbështetësit e tyre.

Në tubimin në Jagodinë morën pjesë mijëra mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe partnerëve të saj të koalicionit.

“Të gjithë jeni të mirëpritur në lëvizje, në lëvizjen për ndryshimet e mëdha”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, arsyeja e formimit të kësaj lëvizjeje është se ka gjëra me të cilat ai nuk është i kënaqur.

Tubimi i mbështetësve të Qeverisë serbe në Jagodinë u mbajt në kohën kur po vazhdojnë protestat masive në mbarë Serbinë, që janë thirrur nga studentët të cilët po bllokojnë universitetet.

Studentët po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Po të njëjtën ditë është mbajtur edhe një “grevë e përgjithshme”, ku janë bashkuar një numër i biznesmenëve, mësuesve, punëtorëve të arsimit dhe avokatëve që ndërprenë punën në shenjë proteste.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Janar, 2025 10:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?