Çmimet e larta në Mal të Zi, edhe atje konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shkurt, 2025 22:39

Çmimet e larta në Mal të Zi, edhe atje konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e artikujve të konsumit të gjerë.

Organizata joqeveritare “Alternativa e Malit të Zi”, nismëtare e bojkotit, thotë që kjo nismë do të rezultojë me rënie të madhe të shitjeve në tërë Malin e Zi.

Rritja e çmimeve po rëndon jetesën, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, pasi produktet bazë, të cilat kërkohen më shumë, janë ndër më të shtrenjtat.

“Mos blini asgjë – thonë konsumatorët – në mënyrë që së bashku t’u dërgojmë një mesazh të fortë tregtarëve”.

Ndër të parët që e mbështetën aksionin në Mal të Zi, ishte Kryeministri Millojko Spajiç.

Ai tha se i kupton qytetarët që bojkotojnë blerjet. “Një shtet është i fuqishëm aq sa qytetarët e tij janë të lirë dhe të fuqishëm”, shkroi Spajiç në rrjetin X, ndërkohë zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, sugjeroi që bojkotimi të mos i përfshijë prodhuesit vendas.

Qeveria e Spajiçit mori vendim për ta vazhduar fushatën “çmime të kufizuara” deri në fillim të muajit Prill, kur parashikohet ngrirja e çmimeve të produkteve të caktuara, çfarë do të thotë se tregtarët nuk mund t’i rrisin ato.

Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë thotë, se: “Mesa duket, Spajiç nuk e kupton se ai është kryeministër dhe se është përgjegjësia e tij për të zgjidhur problemin e inflacionit. Këtë nuk mund ta arrini me bojkotim populist, por me politikë serioze ekonomike”.

Oda ekonomike e Malit të Zi tha se nuk përkrah asnjë lloj bojkoti, pavarësisht sektorit në të cilin punon dhe se këtë e konsideron të pajustifikuar.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave në Mal te Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41%.

Nga ana tjetër, zinxhirët tregtarë, gjykuar nga deklarimet tatimore, shënuan rritje prej 40 deri në 50% të qarkullimit në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021./DW

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shkurt, 2025 22:39
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“