Rama: Jemi lider në rajon për menaxhimin e financave

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2025 21:48

Rama: Jemi lider në rajon për menaxhimin e financave

Publikohet raporti i OECD/SIGMA për adminsitratën publike në Shqipëri. Sipas këtij raporti vendi ynë është lider në rajon sidmos për digjitalizimin, ku në platformën e-Albania ofron 1,247 shërbimet online, që përbën 95% të të gjitha shërbimeve administrative të qeverisë qendrore.

I pranishëm në këtë prezantim ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pavarësisht arritjeve të Shqipërisë tha se ende ka një punë të madhe përpara.

“Ne jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte. Duke patur popullin pro europian, kemi një bazë të fortë që të gjitha reformat dhe përpjekjet drejt BE-së të kemi mbështetjen e domosdoshme. Jam i palumtur me mënyrën sesi kemi ecur në top management-in të administratës publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do ta mirëpresim çdo financim në dije, sepse jemi në një faze historike me gjithë procesin e reformës në drejtësi, çlirimit të drejtësisë nga duart e politikës, ku duhet të përballim bashkërisht proceset e punës në administratë, proceset që lidhen me vendimmarrjen dhe prokurimet”, tha Edi Rama.

Prokurime publike pavarësisht vlerësimit pozitiv, me 64 pikë nga 100, kryeministri tha se për të rritur transparencën po punojnë për të përfshirë edhe inteligjenca artificiale.

“Edhe në prokurimet publike ne nuk jemi absolutisht të kënaqur dhe jemi duke punuar për një model të inteligjencës artificiale që ta çojmë edhe tek prokurimet publike. Të kemi në një masë shumë të madhe instrumentin teknologjik që bën procesin. Kjo do të bëjë që prokurimet të jenë shumë herë më tepër transparente, më të shpejta, të krijojnë mundësi për punonjësit e administratës që të merren me çështje të tjera”, tha Rama.

Drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant tha se Shqipëria është vendi më i dedikuar në transformimin e sektorit publik.

“Keni bërë progres të madh. Pika më e fortë është digjitalizimi. Në mënyrë shumë inteligjente keni njohur rëndësinë e miratimit të elementëve kryesorë. Jeni shumë pranë mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori. Së dyti keni legjislacion solid. Pikëzimi juaj sa i takon legjislacionit është përafruar me 81% me BE”, tha Gregor Virant.

Problematikë mbetet edhe perceptimi i lartë i korrupsionit për administratën publike. SIGMA në vitin 2024 kreu dhe anketa me bizneset në Shqipëri për prokurimin publik, ku 42% e biznesit u përgjigjën se refuzuan të marrin pjesë në procedurat e prokurimit publik në tre vitet e fundit për shkak se procedura e prokurimit dukej se ishte e përshtatur për ofertues të caktuar.  

Kjo përqindje është më e lartë se mesatarja e rajonit që e ka 30%.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2025 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?