NIS i kërkon SHBA-së shtyrjen e sanksioneve me 90 ditë
Industria e Naftës e Serbisë (NIS) i ka paraqitur një kërkesë zyrtare Departamentit të Thesarit të SHBA-së për heqjen e sanksioneve për 90 ditë.
Sipas Ministres së Minierave dhe Energjisë të Serbisë, Dubravka Gjedovi Handanović këtë kërkesë e kanë mbështetur qeveria e Serbisë dhe ajo e Hungarisë.
Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur NIS-in në listën e sanksioneve më 10 Janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, për të parandaluar Rusinë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
Sipas Handanović kërkesa ka të bëjë me marrjen e licencave të përgjithshme ose të veçanta që do t’i mundësonin NIS-it të vazhdojë aktivitetin e tij ndërkohë që kërkohet një zgjidhje e pranueshme për strukturën e pronësisë dhe menaxhimit, me qëllim që kompania, e cila është e rëndësishme në nivel rajonal dhe strategjik për stabilitetin energjetik, të vazhdojë të operojë.