Shkup, janë rritur kontrollet në komunikacion: Janë gjobitur 570 shoferë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 00:38 Përditësuar

Shkup, janë rritur kontrollet në komunikacion: Janë gjobitur 570 shoferë

Policia në Shkup në katër ditët e fundit po kryen kontrolle të intensifikuara në komunikacion dhe nga rezultatet e publikuara shihet një numër i konsiderueshëm i sanksioneve, raporton Portalb.mk.

Informacionin e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Brendshme. “Më 07.02.2025, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë sanksionuar gjithsej 570 vozitës, prej të cilëve 150 janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, që është një nga shkaqet më të shpeshta të aksidenteve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Përveç tejkalimit të shpejtësisë, aktivitetet e kontrollit kanë rezultuar edhe me 22 sanksione për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe 4 raste kur drejtuesit e mjeteve drejtonin mjete me ndalim aktiv.

“Gjithashtu, një drejtues mjeti është kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, si dhe duke drejtuar një automjet me regjistrim të skaduar. Shumica e sanksioneve të mbetura kanë të bëjnë me parkimin e parregullt ose të paautorizuar, i cili vazhdon të jetë problem i rëndësishëm në trafikun urban në Shkup. Kontrollet vazhdojnë – apel për siguri më të madhe”, shkruan më tutje në njoftim.

Nga MPB zotohen se në ditët në vijim do të vijojnë kontrollet e trafikut sipas planit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. MPB apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të reduktuar shkeljet dhe për të krijuar rrugë më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Kujtojmë se, Maqedoninë e Veriut javë më parë e trazoi një aksident i rëndë, ku ndërroi jetë Frosina Kulakova, pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor. Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, shoferi ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 00:38 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?