Si i komentojnë mediat ndërkombëtare zgjedhjet në Kosovë?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 14:06

Si i komentojnë mediat ndërkombëtare zgjedhjet në Kosovë?

Kosova voton sot për të zgjedhur qeverinë e re, që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Rreth dy milionë qytetarë me të drejtë vote, do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Këto zgjedhje gjithashtu po shihen dhe në syrin e mediave ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar një vëmendje të madhe.

“Kosova shkon drejt zgjedhjeve të turbullta nga tensionet me Serbinë”, shkruan Reuters, që shton se kandidatët e opozitës do të përballen me kryeministrin Albin Kurti, ku në fokus do të jetë ekonomia, korrupsioni dhe marrëdhëniet me “armikun e vjetër të vendit”, Serbinë.

“Votat në zgjedhjet e Kosovës shihen si referendum për kryeministrin Albin Kurti”, shkruan Al Jazeera, duke nënvizuar se këto zgjedhje shihen si konsideruara si një referendum për kryeministrin Albin Kurti, i cili ka qenë në mosmarrëveshje me aleatët e tij perëndimorë për marrëdhëniet me Serbinë.Gjithashtu AP News e ka kaluar fokusin te marrëdhënia me aleatët perëndimorë dhe te bisedimet me Serbinë, duke shkruar: “Kosova voton për parlamentin e ri pasi ndihma e huaj po pakësohet dhe bisedimet me Serbinë kanë ngecur”.

Guardian nënvizon se: “Kosova shkon në zgjedhje ndërsa hija e Trump duket e madhe”, teksa shton se këto zgjedhje që mund të shënojë një udhëkryq në historinë e vendit dhe madje të përcaktojë integritetin e saj të ardhshëm territorial në një botë gjithnjë e më armiqësore.

Euronews shkruan: “Vendvotimet hapen në të gjithë Kosovën në sfondin e ekonomisë së lëkundur dhe tensioneve etnike” dhe shton se këto zgjedhje do të jenë si një test kyç për Albin Kurtin.

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?