Veliaj përballet me Olsi Dadon: Je në konflikt interesi, të kam dhënë leje ndërtimi!
Kryebashkiaku ka deklaruar se pasi Dado ka marrë lejen e ndërtimit prej tij, ka mbetur i pakënaqur dhe e ka kërcënuar Veliajn se “do t’ia mbante mend këtë”.
Në GJKKO po zhvillohet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët.
Gjatë seancë, Veliaj është përballur me prokurorin OIlsi Dado, duke e akuzuar këtë të fundit se e ka personale me të. Sipas Veliajt, Dado është në konflikt interesi pasi gjatë kohës që ishte në Bashki i ka dhënë leje ndërtimi.
Kryebashkiaku ka deklaruar se pasi Dado ka marrë lejen e ndërtimit prej tij, ka mbetur i pakënaqur dhe e ka kërcënuar Veliajn se “do t’ia mbante mend këtë”.
Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar prokurorit Ols Dado: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.
Kujtojmë se fillimisht, seanca u shty për në 13:00 me kërkesë të avokatëve, pasi kërkuan që të njihen me aktet hetimore, 6 fashikuj. Në fillim të seancës, para godinës së GJKKO ishin mbledhur mbështetës të shumtë të Veliajt.
Ndërkohë, që në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.
Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar, ndërsa në dokumentin e gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar. Prokurorët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.
















