Shqipëria drejt BE, Rama: Hakmarrja për të gjitha poshtërimet nga të huajt

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 22:05

Shqipëria drejt BE, Rama: Hakmarrja për të gjitha poshtërimet nga të huajt

Duke theksuar se “anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kalon nga Tirana”, kryeministri Edi Rama deklaroi se finalizimi i një rrugëtimi kaq të rëndësishëm është mbi të gjitha çështje dinjiteti. Nuk la pa përmendur “hakmarrjen”, e cila sipas tij është përgjigja për të gjitha poshtërimet nga të huajt, por edhe vetëposhtërimet.

“Duke bërë të gjitha gjërat e duhura me kohën që kemi në dispozicion deri në ditën e anëtarësimit që është më afër se kurrë ndonjëherë. Dhe mos harroni një gjë për ne shqiptarët dhe Shqipërinë, anëtarësimi në atë familje është mbi të gjitha çështje dinjiteti. Dinjiteti që na u nëpërkëmb me dhjetëra e qindra vite, edhe për fajin tonë padiskutim! Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai emri Albania aty, në tryezën e gjithë atyre që i kemi parë dikur me dylbi dhe që na kanë parë për kaq shumë kohë nga lart poshtë, është hakmarrja e çdo shqiptari që është patriot sot për të gjitha poshtërimet që na kanë bërë të huajt dhe për të gjitha vetëposhtërimet e të gjitha kohërave që na kanë bërë bufat e mutërit e kënetës ndër shekuj dhe që nga viti 1912. Kjo është e vërteta dhe duhet thënë me fjalët e gjuhës së bukur, të ëmbël dhe kuptimplotë shqipe”, tha Rama nga sheshi “Skënderbej”.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 22:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?