Tuneli i Murrizit do të hapet nesër, nga Dibra në Tiranë për një orë

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:00

Tuneli i Murrizit do të hapet nesër, nga Dibra në Tiranë për një orë

Hapja zyrtare e Tunelit të Murrizit është paralajmëruar për nesër, më 14 mars. Ky tunel është pjesë e autostradës “Rruga e Arbrit” dhe nga pika kufitare “Blato” afër Dibrës, do të duhet një orë për të mbërritur në Tiranë, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se më datën 14 mars do të hapet Tuneli i Murrizit për qasje për të gjithë drejtuesit e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe atë të Dibrës.

“Ndërkohë po vazhdojmë dhe po punojmë në këto momente me tunelin ndihmës i cili është pjesë e këtij projekti. Bashkë me pranverën, të hapim dhe Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Një nga rrugët të cilat padyshim do të shënojë rritjen ekonomike të të gjithë kësaj zone dhe do të shënojë rritjen e sektorit turistik për zonën e veriut”, nënvizoi Balluku. 

Aktualisht po punohet për detajet e fundit, instalimi dhe montimi i pajisjeve të nevojshme, si dhe hedhja e shtresave asfaltike për rrugën dalëse të tunelit.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli bëri të ditur se janë drejt përfundimit edhe punimet sa i takon godinës ku po instalohen pajisjet për monitorimin e tunelit.

“Në hyrje të tunelit godina e monitorimit është e përfunduar. Ka filluar instalimi i pajisjeve të cilat do të monitorojnë tunelin 24 orë, qoftë për aksidentet, qoftë për avari të ndryshme apo sistemi kundër zjarrit”, tha Gjyli. 

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. 

Hapja e Tunelit të Murrizit filloi në maj 2019, por gjërat kanë ecur shumë më ngadalë se sa ishte planifikuar, për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe rrëshqitjeve të dheut.

Autostrada është hapur për qarkullim në fund të nëntorit 2021, që atëherë frekuenca e pasagjerëve në vendkalimin “Blato” është rritur. Vitin e kaluar sipas MPB-së së Maqedonisë së Veriut, në hyrje dhe dalje janë regjistruar 834.345 pasagjerë, prej tyre 672.062 janë të huaj dhe 162.283 shtetas të RMV-së. Krahasuar me një vit më parë, numri është 120,086 pasagjerë më i lartë.

Në tërësi Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Rruga e Arbërit bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të Shqipërisë dhe Dibrës në Maqedoninë e Veriut.

29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:00
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“