Zelensky pesimist: Reagimi i Putin ndaj propozimit për armëpushim, manipulues!

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 09:51

Zelensky pesimist: Reagimi i Putin ndaj propozimit për armëpushim, manipulues!

Presidenti ukrainas, Zelenskyj e ka cilësuar si “manipulues” reagimin e kreut të Kremlinit Putin ndaj propozimit për armëpushim.

Putin ka vendosur kushte duke dashur të fitojë kohë.

“Ne të gjithë dëgjuam nga Rusia fjalët që priteshin dhe shumë manipuluese të Vladimir Putinit”, tha presidenti i UkrainësVolydymir Zelenskyj në një fjalim në video. Putin nuk guxon t’ia thotë hapur presidentit të SHBA-së Donald Trump, që do ta vazhdojë luftën, tha më tej Zelenskyj. “E përse ata në Moskë një ide për armëpushimin e ndërlidhin me kushte të tilla, në mënyrë që të mos mund të arrihet asgjë ose që sa më gjatë të jetë e mundur kjo të mos arrihet.” Sipas të dhënave të Zelenskyjt ky është një truk i shpeshtë i Putinit, që nuk flet qartazi për të bërë gjithçka të mundshme po për ta shtyrë ose për ta bërë të pamundur atë.

Putin parimisht tregohet i hapur për armëpushimin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin parimisht është treguar i hapur për një armëpushim, por ende nuk dëshiron të sqarojë detajet.

Putin do që kjo të arrihet vetëm me kushte, Në një konferencë shtypi Putin miratimin e Moskës ndaj propozimit të SHBA për armëpushim në luftën e Ukrainës e ka kushtëzuar dhe ka shprehur dyshime, nëse mund të mbikqyret një armëpushim i tillë. Ndonëse Moska e preferon propozimin për ndërprerjen e luftimeve, të tilla armëpushime duhet të “çojnë në një paqe të qendrueshme dhe të trajtojnë shkaqet që kanë rrënjë të thella të kësaj krize”, tha Putin. Lidhur me propozimin përfaqësuesit e Rusisë dhe të SHBA do të vazhdojnë tani bisedimet. Në të kundërt Zelenskyj theksosi sërish në kritikën e tij gatishmërinë e Ukrainës për ndërprejen e kufizuar të veprimeve luftarake. Kievi e ka pranuar propozimin për armëpushim, sepse SHBA kanë shprehur gatishmërinë për ta mbikqyrur atë.

“Ukraina e gatshme për paqen”

Në Ukrainë ka edhe më tej dyshime të mëdha ndaj gatishmërisë së Rusisë për paqe. Shefi i shtabit të Zelenskyjt, Andrij Jermak, deklaroi në televizion, se Ukraina nuk do të pranojë një konflikt të ngrirë me Rusinë. Ukraina ka rënë dakord me SHBA-në, që përfaqësuesit e Europës të jenë patjetër pjesëmarrës në procesin e paqes.

Çfarë parashikon propozimi për armëpushim?

SHBAdhe Ukraina kanë rënë dakord për një propozim për armëpushim. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një takim më parë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Uashington la të kuptohet diçka lidhur me përmbajtjen e draftit të dakordësuar ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës. “Ne nuk kemi vepruar qorrazi. Ne kemi folur me Ukrainën për toka dhe territore, që do të mbahen dhe do të humbasin”, tha Trump. Gjithashtu ka një “central shumë të madh energjetik”, që ka qenë objekt i bisedimeve – e çështja është, se kush do ta “marrë” atë në të ardhmen. Trump nuk deklaroi të dhëna të mëtejshme për këtë. Por centrali bërthamor ukrainas Saporishja i pushtuar nga Rusia në ditët e parat ë luftës ndodhet në afërsi të frontit. Ky është centrali më i madh bërthamor i Europës.
/DW

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 09:51