Protestat në Beograd: Çfarë dihet për tubimin e së shtunës?
Më 15 mars, 2025, Beogradi do të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentët. Ngjarja pason protestat dhe bllokadat e vazhdueshme të tyre, që prej tragjedisë së 1 nëntorit në Novi Sad. Studentët thonë se mitingu i së shtunës do të jetë paqësor, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëron dhunë dhe arrestime. Çfarë, në fakt, pritet të shtunën?
Beogradi sonte pret demonstrues nga qytete të tjera të Serbisë në prag të protestës së madhe të nesërme të studentëve dhe qytetarëve kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, mijëra studentë dhe qytetarë janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit serb, raporton nova.rs.
Studentët nga Nishi, të cilëve transportuesit u anuluan gjashtë autobusë në momentin e fundit, arritën të gjejnë mënyrë për të udhëtuar falë ndihmës së qytetarëve. Vetëm një orë e gjysmë u desh për të organizuar transportin për të gjithë 320 studentët e vendosur për të marrë pjesë në protestën e madhe të planifikuar për 15 mars.
Solidariteti është shfaqur edhe në qytete të tjera të Serbisë – në Kragujevc u ndal shitja e biletave për Beograd, ndërsa kompania e transportit “Lasta” anuloi nisjet nga Novi Sadi drejt kryeqytetit, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, studentët që po marshojnë nga qytete të ndryshme të Serbisë po afrohen gjithnjë e më shumë në Beograd. Kolona nga Novi Sadi ka arritur në Zemun, ndërsa studentët nga jugu i vendit kanë kaluar Ostruzhnicën.
Në Beograd po bëhen përgatitje për pritjen e tyre. Në Sheshin e Republikës, studentët po vendosin çadra për ndihmën e parë, ushqim dhe pije për ata që kanë ecur ose kanë ardhur me biçikleta. Në Terazije, ku është planifikuar grumbullimi, po mblidhen gjithnjë e më shumë qytetarë. Disa nga mesazhet e shkruara në pankarta përfshijnë “Pumpaj”, “Tigri ekonomik”, ndërsa shihen edhe flamuj të Serbisë dhe banera të fakulteteve.
Në të njëjtën kohë, në qendër të qytetit vërehet prani e shtuar policore. Në parkun Pionir kanë arritur përforcime policore, ndërsa një i ri është arrestuar pasi tentoi të ndizte një traktor. Qytetarët raportuan se brenda një traktori janë gjetur një sëpatë dhe një thikë.
Bllokadat tashmë kanë filluar – trafiku është ndalur nga Sheshi i Republikës deri te Parku Pionir, ndërsa rrugët kryesore të Beogradit janë mbyllur për automjetet.
Studentët më herët i kanë dërguar një letër komuniteteve fetare, duke i ftuar të bashkohen me protestën, ndërsa disa zyrtarë politikë kanë paralajmëruar se viti shkollor mund të zgjatet për shkak të ndërprerjes së mësimit.
Të gjitha sytë tani janë drejtuar nga e shtuna, kur sipas organiza
Studentët e Universitetit të Beogradit kanë shpallur sonte lokacionet e bllokadave që do të zgjasin derisa të nisen për të protestuar para Kuvendit me fillim nga ora 16:00.
Studentët e fakulteteve të Vozhdovcit do të bllokojnë Autokomandën nga ora 11:52, kur do të mbajnë 15 minuta heshtjeje për 15 viktimat e 1 nëntorit në Novi Sad si rezultat i shembjes së tendës hekurudhore. Bllokada do të zgjasë deri në orën 13:00 dhe më pas studentët do të drejtohen drejt Kuvendit.
Fakulteti i Bujqësisë njoftoi se tubimi do të mbahet në dy lokacione duke filluar nga ora 10:00 – përballë Fakultetit të Bujqësisë dhe rreth-rrotullimin e Komunës së Beogradit të Ri. Tubimit do t’i bashkohen një grup i qytetarëve në Qendrën Qytetare të Beogradit të Ri nga ora 10:00. Ndërsa nga ora 14:30 ata do të nisen drejt Kuvendit. Nisja nga Bulevardi “Mbreti Aleksandar” bëhet nga ora 13:00.
Studentët që bllokuan Fakultetin e Pylltarisë zbuluan rrugën e qytetarëve dhe studentëve që vijnë nga Çukarica. Plani është që ata të arrijnë në Ada Mall nga Vidikovci, nëpërmjet Zharkovo dhe Banovo Brdo në ora 13:00 dhe më pas të nisen drejt Kuvendit.torëve, pritet të mbahet një nga tubimet më të mëdha studentore në historinë e Serbisë.
Studentët në bllokadë ndanë një hartë me pika takimi në të gjithë qytetin. Harta tregon lokacionet ku do të mblidhen njerëzit dhe nga ku do të shkojnë së bashku për të protestuar para Kuvendit të Serbisë në orën 16:00, thuhet në postim.
Zonat që do të bllokohen janë Autokomanda, Bulevardi “Mbreti Aleksandar”, rreth-rrotullimi në Beogradin e Ri dhe Sheshi i Republikës.
Kujtojmë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte tha se protesta e nesërme nuk është e regjistruar dhe është e paligjshme, duke paralajmëruar arrestime.
“Organizatorët do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të jetë paqësore. Ata që kërcënojnë paqen do të arrestohen”, tha ai.
“Ju që i shkatërroni serbët si popull, ju që mendoni se Kosova është e pavarur, ju që mendoni se serbët janë një popull gjenocidal”, shtoi Vuçiq duke iu referuar organizatorëve të protestës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut lidhur me paralajmërimin e protestës së madhe të nesërme në Beograd të organizuar nga studentët.
Vuçiq më parë tha se opozita dhe protestuesit po diskutojnë planet për të provokuar një luftë civile dhe për të marrë pushtetin në Serbi.
Ai ka pohuar vazhdimisht se tubimi do të jetë i dhunshëm, se shërbimet e inteligjencës kanë informacione për incidente të planifikuara dhe se shteti do të parandalojë një tentativë “revolucioni me ngjyra”.
Vuçiq fillimisht tha se e gjithë Serbia është tronditur nga tragjedia e Novi Sadit, por se menjëherë pas kësaj “filloi rrënimi i dhunshëm i institucioneve të Serbisë.”
“Protestuesit vendosën të përcaktojnë se kush mund të hajë dhe kush jo”, tha Vuçiq, i cili shtoi se policia dhe xhandarmëria u sulmuan në mënyrë frikacake.
Vuçiq tha se nuk do të ketë qeveri kalimtare “në të cilën do të përfshihen më të këqijtë e këtij vendi”.
“Tubimi i nesërm nuk është i regjistruar dhe është i paligjshëm. Ne do të sigurojmë që tubimi të jetë i sigurt dhe paqësor. Organizatorët do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të jetë paqësore. Ata që kërcënojnë paqen do të arrestohen”, tha ai.
“Ju që i shkatërroni serbët si popull, ju që mendoni se Kosova është e pavarur, ju që mendoni se serbët janë një popull gjenocidal”, shtoi Vuçiq duke iu referuar organizatorëve të protestës.
Protestat në Serbi kanë nisur nga nëntori i vitit të kaluar, kur 15 persona u vranë nga shembja e një tende në stacionin e trenit në Novi Sad. Studentët dhe qytetarët kërkojnë llogari nga autoritetet serbe për atë që ata thonë se është korrupsioni i përhapur dhe lidhja mes krimit dhe shtetit që çoi në tragjedi.
Protesta “15 me 15” në Beograd, e thirrur nga studentët për bllokadë, do të mbahet më 15 mars.