Subjektet politike shprehin ngushëllime lidhur me tragjedinë në Koçan

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 22:43 Përditësuar

Subjektet politike shprehin ngushëllime lidhur me tragjedinë në Koçan

Partitë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut kanë reaguar lidhur me tragjedinë në Koçan. VMRO-DPMNE e ka cilësuar rastin si të kobshëm për shtetin, teksa ka uruar shërim të shpejtë për personat e lënduar.

‘Mendimet tona janë me ata që i kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të viktimave – forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Të gjitha institucionet kompetente – shërbimet shëndetësore, policia, pushtetit lokal – të ndërmarrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura”, deklaruan nga OBRM-PDUKM.

Nga koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN shpreh ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në tragjedi.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh kemi marrë lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në diskotekën në Koçan, ku shumë qytetarë humbën jetën dhe të tjerë u lënduan. Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi. Në shenjë respekti për jetët e humbura dhe në solidaritet me familjet e prekura, Koalicioni VLEN anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot, përfshirë edhe konferencën për shtyp. Në këto momente të vështira, jemi pranë të gjithë atyre që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

LSDM tha se në momente të tilla githë populli janë të bashkuar.

“Me zemër të lënduar pranuam lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e zezë për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një dhimbje e pariparueshme për familjet, për miqtë e tyre, për të gjithë ne. Në këtë moment trishtimi të thellë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Në momente si këto, e vetmja gjë që ka rëndësi është solidariteti dhe mbështetja”, thanë nga LSDM.

Për tragjedinë ngushëlluan dhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dhimbjen më të thellë për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 janë lënduar nga zjarri tragjik në një lokal nate. Kjo është një humbje e madhe për familjet, për qytetin e Koçanit dhe për mbarë vendin tonë. Në shenjë solidariteti dhe respekti, BDI ka vendosur që për një javë të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimet partiake. Ky është një moment zie dhe reflektimi, ku e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet tek viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit. BDI në këto momente të vështira qëndron pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi”, deklaruan nga BDI.

Ngushëllime për familjarët dërguan dhe partië e tjera më të vogla në pushtet dhe opozitë. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 22:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?