Flaka shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave e shërim të shpejt për të lënduarit!
Pas një ditë të rënduar dhe plotë dhimbje si pasojë e tragjedisë famëkeqe të Koçanit, redaksia FLAKA shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqe.
Për personat e lënduar nga tragjedia dhe familjarët e tyre, uratat tona janë për shërim sa më të shpejt dhe rehabilitim të plotë nga kjo ngjarje makabre.
Ky rast dëshmoi edhe njëherë që ky shtet është i përbashkët i të gjitha komuniteteve dhe në raste të dhimbjes dallimet dhe ndasitë nuk ekzistojnë, duke shprehur solidaritet unik dhe dhimbje të përbashkët.
Redaksia Flaka ka qenë gjatë gjithë ditës e angazhuar në pasqyrimin e rastit hap pas hapi me dhjetëra informacione dhe video materiale nga ngjarja tragjike, ndërkohë që ekipi kujdestar do të kujdeset gjatë gjithë natës për të vijuar pasqyrimin e të gjitha zhvillimeve që lidhen me rastin. Flaka