Presidentja Siljanovska-Davkova vlerëson ndihmën e ofruar nga vendet fqinje

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 00:37

Presidentja Siljanovska-Davkova vlerëson ndihmën e ofruar nga vendet fqinje

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i është drejtuar kombit pas tragjedisë në Koçan, ku një diskotekë u kaplua nga zjarri duke marrë jetën e të paktën 59 personave.

Në fjalën e saj, Siljanovska-Davkova shprehu ngushëllimet për prindërit dhe të afërmit e të ndjerëve, si dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ajo vlerësoi ndihmën e ofruar nga vendet fqinje, si dhe nga vendet më të largëta, duke njoftuar se të plagosurit në gjendje më të rëndë po transportohen në klinika të specializuara në Bullgari, Serbi, Greqi dhe Turqi.

“Njerëz të mirë nga i gjithë rajoni, Evropa dhe bota janë me ne. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë akt mirësie. Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës atyre”, tha presidentja Siljanovska-Davkova.

Më tej, ajo bëri thirrje që humanizmi dhe empatia të bashkohen në dhimbje, pasi siç tha ajo, “nuk është koha për përçarje dhe përballje, sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë, jeta e të cilëve u shua në një çast për shkak të arbitraritetit, improvizimit dhe manipulimit”

Ajo theksoi se asnjë biznes apo aktivitet nuk mund të funksionojë pa standarde dhe rregulla dhe se asnjë përgjegjës këtë herë nuk duhet t’i shpëtpojë ligjit, drejtësisë dhe dënimit.

“Le të mos sakrifikojmë më kurrë standardet dhe sigurinë e njerëzve për përfitimin dhe pasurinë e individëve. Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e njeriut, veçanërisht jeta rinore”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Më herët, qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajti një seancë të jashtëzakonshme dhe vendosi shpalljen për shtatë ditë zie në mbarë territorin e vendit, të përgjigjen të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje tragjike, si dhe një inspektim të jashtëzakonshëm të të gjitha objekteve hotelierike.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani në një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 00:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?