Nga VMRO-DPMNE i kanë reaguar nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili në konferencë për shtyp para Stacionit të Policisë në Karposh, ku u mor në pyetje ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se “prej në mëngjes ia hodhën fajin ministrit të BDI , pastaj kur u zbulua skadimi i licencës, shpikën licencën e falsifikuar”, duke aluduar se pushteti po përpiqet që t’ia lë fajin shqiptarëve për fatkeqësinë në Koçan, përcjell TV21. Nga VMRO-DPMNE thonë se BDI “edhe këtë temë e ndajnë në të tanë dhe tuajt, maqedonas dhe shqiptarë.”
“Lufta kundër krimit nuk ka ngjyrë, racë, apo përkatësi. Edhe pse fatkeqësisht për LSD-në dhe BDI-në ka. Edhe këtë temë e ndajnë në të tanë dhe tuajt, maqedonas dhe shqiptarë. Ndryshe nga ata, kjo për ne, por edhe për të gjithë qytetarët është një luftë e popullit kundër të korruptuarve që kanë krijuar një përbindësh të një sistemi që vret për shkak të korrupsionit. Nuk ka asnjë dënim dhe distancim nga partia që është kthyer në djepin e krimit. Por kjo nuk do t’i shpëtojë ata nga përgjegjësia”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Mars, 2025 00:38
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.