Taravari: Të gjithë pacientët nga Shtipi dhe Koçani janë sjellë në Shkup | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 10:57 Përditësuar

Taravari: Të gjithë pacientët nga Shtipi dhe Koçani janë sjellë në Shkup | VIDEO

Gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikat e vendit është relativisht stabile, kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke nënvizuar se në Klinikat e vendit janë hospitalizuar 84 pacientë derisa 51 të tjerë janë dërguar jashtë vendit

“Gjendja e Pacientëve që dje ishin te hospitalizuar është relativisht stabile, fatmirësisht asnjë prej pacientëve nuk ka pas ndonjëfarr komplikimi. Deri tani në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë, 51 pacientë janë jashtë vendit. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Romani 4. Sot besoj se do të shkojnë edhe një fluks i pacientëve në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë të tjerë”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Taravari përmendi edhe dy raste të reja, sipas tij bëhet fjalë për pacientë që dje nuk janë paraqitur fare te mjeku, por pas disa simptomave sot kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Shtipit.

“Kemi edhe disa raste të reja, kemi pacientë që dje nuk janë paraqit aspak te mjeku por sot kanë paraqitur simptome të caktuara dhe janë paraqitur dy pacientë në Shtip”, deklaroi Taravari i cili gjithashtu njoftoi edhe për mjekët që kanë ardhur në ndihmë nga vendet tjera.

“Sot mendoj se situata është nën kontroll, kanë arritur mjek nga disa shtete tjera. Do ti shpërndajmë nëpër Klinikat ku ka nevojë që të punojnë bashke me mjekët tanë dhe ti shpërndajnë përvojat e tyre”, tha Taravari.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 10:57 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?