Disa incidente gjatë protestës në Koçan pas tragjedisë me 59 viktima | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 22:11 Përditësuar

Disa incidente gjatë protestës në Koçan pas tragjedisë me 59 viktima | VIDEO

Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, ditën e sotme qytetarët dolën në protest.

Protesta u shoqërua me tensione të shumta. Disa prej pjesëmarrësve shkatërruan xhamat e lokalit të pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia.

Qytetarët vendosën lule dhe  ndezën qirinj në kujtim të viktimave, ndërsa kërkuan llogari dhe drejtësi për ngjarjen tragjike.

Disa mbanin pankarta që shkruanin “Ne nuk vdesim nga aksidentet – ne vdesim nga korrupsioni” dhe “Gjithçka është e ligjshme këtu nëse keni lidhje.”

Në Shkup mijëra studentë dhe nxënës u mblodhën në sheshin e Universitetit Shtetëror “Kirili dhe Metodi” të qytetit për të nderuar të vdekurit e tragjedisë që ndodhi në orët e para të së dielës në lokalin e natës në Koçan.

Protestuesit njoftuan se tubime të ngjashme do të mbahen çdo ditë deri më 21 mars.

Në tubimin e Shkupit mori pjesë edhe ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska.

Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljubço Papazov sot ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme për arsye integriteti, siç ka thënë ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hrstijan Mickoski, nga partia e të cilit vjen kryetari i Komunës së Koçanit në dorëheqje, vlerësoi veprimin e këtij të fundit për të dhënë dorëheqje, megjithëse tha se nuk ka përgjegjësi për incidentin tragjik.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 22:11 Përditësuar