Reagon Kadriu nga Lëvizja Besa: Qeverisje me standarde të dyfishta dhe ikje nga përgjegjësia!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 23:34

Reagon Kadriu nga Lëvizja Besa: Qeverisje me standarde të dyfishta dhe ikje nga përgjegjësia!

Qëndrimet e fundit të kryeministrit Mickoski në lidhje me rastet e Koçanit kanë treguar qartë mungesën e një qasjeje shtetërore dhe strategjike. Kështu ka reaguar Besa Kadriu, anëtare e Kryesisë Qendrore e Lëvizjes BESA, pjesë e koalicionit VLEN, ndërsa ka thënë se në vend që të adresojë përgjegjësinë e qeverisë aktuale për dështimet institucionale dhe lëshimin e licencave në mënyrë të papërgjegjshme, Mickoski vazhdon të zhvendosë fokusin te e kaluara, shkruan gazeta KOHA.

Reagimi i plotë i Besa Kadriut:

Qeverisje me standarde të dyfishta dhe ikje nga përgjegjësia!

Qëndrimet e fundit të kryeministrit Mickoski në lidhje me rastet e Koçanit kanë treguar qartë mungesën e një qasjeje shtetërore dhe strategjike.

Në vend që të adresojë përgjegjësinë e qeverisë aktuale për dështimet institucionale dhe lëshimin e licencave në mënyrë të papërgjegjshme, ai vazhdon të zhvendosë fokusin te e kaluara.

Nuk ka dyshim që ata që kanë dhënë licenca duhet të mbajnë përgjegjësi, por a nuk është po aq e rëndësishme të flitet për përgjegjësinë e sotme?

Gjithashtu, gjuha publike e përdorur nga kryeministri është në nivel të ulët, me një ton të qartë nacionalist në sfond. Kjo qasje jo vetëm që nuk sjell zgjidhje, por thellon përçarjet dhe largon institucionet nga funksioni i tyre real. Ajo që është vërejtur që në fillim të kësaj qeverisjeje është një prerje e qartë e qasjes në institucionet kyçe për shqiptarët.

Ky devijim i politikës dhe mungesa e drejtësisë nuk mund të çojnë askund tjetër veçse në destabilizim dhe ikje nga përgjegjësia.

Në vend të retorikave të zbrazëta dhe akuzave ndaj të kaluarës, kjo qeveri duhet të tregojë ndryshim në qasje, të krijojë strategji të reja dhe të garantojë drejtësi për të gjithë qytetarët. Përndryshe, politika e përjashtimit dhe shmangies së përgjegjësisë do të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e vendit!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 23:34