Punoi 12 vite pa i plotësuar kushtet! Si arriti t’i sigurojë licencat për punë diskoteka “Pulse”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 15:38

Punoi 12 vite pa i plotësuar kushtet! Si arriti t’i sigurojë licencat për punë diskoteka “Pulse”

Prokuroria po shoshitë informatat dhe po kërkon të gjithë përgjegjësit e mundshëm që kanë lejuar funksionimin e diskotekës “Pulse” apo që kanë qenë të përfshirë në organizimit e punës dhe ahengjeve. Diskoteka “Pulse” filloi zyrtarisht të punonte prej vitit 2012, ndërsa për argëtimin e rinisë së Koçanit kujdesej ekipi i udhëhequr nga pronari Dejan Jovanovski i njohur si Deki. Objekti, zyrtarisht është në pronësi të personit Grozdan Millkovski, megjithatë ai e kishte lëshuar me qira objektin.

Objekti i diskotekës ndonëse i regjistruar për industri të lehtë, ka funksionuar si objekt hotelerik. Pas 9 vitesh punë në të zezë, në vitin 2021 klubi aplikon në Ministrinë e Ekonomisë dhe fiton licencën e parë njëvjeçare për të funksionuar si kabare dhe për këtë kishte paguar prej 2 500 deri në 5 000 euro. Licenca ishte nxjerrë në emër të kompanisë Klasik DM me pronar Dejan Jovanovski dhe Bllazho Marinkovski.

Gjatë vitit 2022, klubi funksionoi pa licencë, ndërsa në vitin 2023 nxori licencë tjetër, por nëpërmjet një kompanie tjetër, pasi kompania “Klasik” i kishte hyrë proceduarave të falimentimit për shkak të borxheve. Licenca e re u evidentua në emër të kompanisë 4M Kafe, e cila ishte në emër të Mitko Stojanovit apo bashkëpunëtor i Jovanovskit në kompaninë “Klasik” të licencës së parë. Kompania 4M Kafe punonte me llogari në bllokuar. Por, në dhjetor kompania në fjalë ndryshon pronarin dhe në krye të saj vjen Aleksandar Karadakoski, banakier i “Pulse”. Pronar joformal vazhdon të jetë Dejan Jovanovski. Gjatë vitit 2024, kompania që menaxhonte “Pulse”, përmes falsifikimit dhe mitmarrjes, siç dyshojnë autoritetet, kanë nxjerrë certifikatë të rrjeshme. Numri i dokumentit të arkivuar në Ministrinë e Ekonomisë, sipas kryeministrit çon në një dokument të quajtur “komunikim me investitor të huaj”. Organet hetuese po punojnë në lokalizimin e përgjegjësisë se kush i ka lejuar të siguronin licencë të falsifikuar nga Ministria e Ekonomisë.

Prokuroria heton gjithashtu edhe rrethanat e marrjes së dy licencave nga ana e “Pulse” pa i plotësuar kushtet minimale teknike.

“Objekti nuk ka pasur rrjet hidrantësh as ka pasur hidrantë funksionalë. Nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të aparateve kundër zjarrit sipas hapësirës së objektit për metër katrorë, gjegjësisht ka pasur vetëm dy. Nuk ka pasur dy dyer dalëse, të nevojshme për evakuim të njerëzve, por ka pasur vetëm një derë të improvizuar metalike në pjesën e pasme të objektit, e cika ka qenë e mbyllur me dry dhe pa dorezë, e mbuluar me kartone dhe sfungjerë për izolim të zërit. Nuk ka pasur qasje për automjete zjarrfikëse nga të dyja anët, sipas rregullores për mbrojtje nga zjarri, shpërthimet dhe lëndët e rrezikshme. Brendësia e objektit ka qenë e mbuluar me gips-karton i cili nuk ka qenë rezistentë ndaj zjarrit”, deklaroi Lupço Kocevski, kryeprokuror.

Por, si ka arritur të sigurojë dy licencat “Pulse”, kur nuk i plotësonte këto kushte?

Sipas nenit 6 të Ligjit për Veprimtari Hotelerike parashikohen saktë kushtet minimale teknike që pronari i diskotekës duhet të plotësojë për të marrë licencë pune. Krahas tyre duhet të ketë kushte sanitare shëndetësore, mbrojtje gjatë punës, mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor, mbrojtje kundër zjarrit dhe kushte për mbrojtje kundër zhurmës.

Pas plotësimit të kushteve dhe gatishmërisë për fillimin e punës, sipas Ligjit për Veprimtari Hotelerike, pronari obligohet të paraqitet në Inspektoratin e Tregut dhe në Komunë.

Paraqitja, bëhet nëpërmjet plotësimit të këtij formulari që po shihni në sfond. Në formular, jepen të dhëna për objektin, për hyrje-daljet, mbrojtjen nga zjarri, ventilimi e të tjera. Të dhënat jepen nga vetë pronari, ndërsa sipas ligjit nuk parashikohet që Inspektorati apo komuna t’i verifikojë në terren të dhënat që aplikuesi i ka shkruar. Për saktësinë e deklaratës, kërkuesi thjesht nënshkruan se për të dhënat mban përgjegjësi materiale dhe penale.

Për hapjen e kabareve dhe klubeve të natës ka edhe një dispozitë që përveç plotësimit të kushteve minimale teknike, duhet të jepet pajtueshmëri edhe nga MPB-ja për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë si dhe sigurinë në qarkullimin rrugor. Kjo vërteton, se të gjitha institucionet kanë qenë në dijeni për funksionimin e klubit “Pulse”, megjithatë, askush nuk e pati verifikuar nëse punonte sipas rregullave dhe nëse i plotësonte kushtet e nevojshme. /Alsat.mk

282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 15:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?