Reagon ashkëshortja e Kreshnik Bekteshit: Defokusim nga fajtorët e vërtetë

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 11:47

Reagon ashkëshortja e Kreshnik Bekteshit: Defokusim nga fajtorët e vërtetë

Bashkëshortja e Kreshnik Bekteshi, Yllka Kaba Bekteshi në rrjetin social facebook ka shkruar rreth paraburgimit të burrit të saj Kreshnikut ku mes tjerash thotë se ai është arrestuar për pazare politike.

“Uroj Zoti tju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave..janë në lutjet tona të gjithë ato që po mjekohen mbrenda dhe jashtë vendit. Më djegu në shpirt lajmi për shoferin e auto emergjencës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për të veten.. trishtim për bendin që refrenin lanë në gjysëm, të gjithë ato nëna që po luten të mos jetë ky realiteti…sa shumë dhimbje.

E kur këtë tragjedi në ditë të kobshme, në ditë zie politika e vendit e përdor për pazaret politike është jashtë çdo lloj norme njerzore. Fillimisht një gjë të qartësojmë Kreshniku nuk u arrestua, shkoi me vullnet të lirë mbas thirrjes që mori nga stacioni policor,në moment që ka mbaruar njoftohet që është i lirë të shkoj.

Mbas 3 minutave duke u bër gati për të dal njoftohet se i caktojnë masën 24 orë, pa asnjë paralajmërim as prezencën e avokatit mbrojtës marrin Kreshnikun me duar të lidhura për show mediatik për ta dërguar në Koçan.Nje gjë të jeni të bindur se populli nuk mund të defokusohet nga fajtorët e vërtetë, licensa e fundit që Kreshniku ka dhënë është e v.2021 objekti ka funskionuar me licensë nga v .2012.

Për të ardhur te pëlqimi nga Ministria e Ekonomisë duhet fillimisht pëlqim nga Komuna e Koçanit, Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Mbrendshme , Inspektorati i Tregut, po në fund vjen Ministria e Ekonomisë.

Titujt e mediave se arrestohet ish ministri ishin defokusim nga fajtorët e vërtetë, respekt për mediat që me çdo kusht po përcjellin të vërtetën. 48 orë paraburgim ju caktuan me masën “Vepër të rëndë për sigurinë e përgjithshme” ,fillimisht bazë ligjore nuk kanë.

Kreshniku nuk ka qënë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia. E pritshme që do i shtohen edhe 48 orë plus sepse ju duhet të fitojnë kohë për ta mvesh Kreshnikun me petkun e fajit ama kjo NUK KALON sepse e VËRTETA është meKreshnikun . Ato politikanë që gjoja na përfaqësojnë vetëm emri shqip ju flet se veprat veç se dihen është e turpshme nga kush po përfaqësohemi.

Mbrëmë më njofton avokati që prokurori ka kërkuar burgim 30 ditor për Kreshnikun.
Tani fillon gjithçka për mua si bashkëshorte, si nëna e fëmijëve të Kreshnikut.. ne jemi rritur krahë njëri tjetrit në çdo dimension kjo do të jetë veç një sfidë për tja dëshmuar edhe një herë njëri tjetrit që kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Kokën lartë Kreshnik , Hana dhe Trimi janë krenarë me ty, din që babi ka zemrën e bardhë aq të bardhë sa krahët e fluturës që ndihmoje në kopshtin e oborrit.
Dhe i fortë si emri Kreshnik që të pagëzoj xhaxhi në mungesë të babit që kishe në mërgim. Fitore,Vlorë,Labinot,Bashkim,Durim,Mërgime,Doruntinë,Adem,Fatmir,Albulenë,Zanë,Dardan,Sarandë..janë emra të pagëzuar nga forca dhe krenaria e atdhedashurisë. Ne jemi me ty dhe për ty të gjithë!” – shkruan Yllka Kaba Bekteshi.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 11:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë