Mbi 100 psikologë do t’u japin mbështetje psiko-sociale të prekurve nga tragjedia e Koçanit

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 21:44

Mbi 100 psikologë do t’u japin mbështetje psiko-sociale të prekurve nga tragjedia e Koçanit

Mbi 100 psikologë nga shkollat e Shkupit do t’u japin mbështetje psiko-sociale nxënësve, studentëve dhe familjarëve të prekur nga tragjedia në Koçan. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se 32 psikologë kanë përfunduar trajnimin e specializuar, në të cilën janë përfshirë Oda e Psikologëve, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICEF-i dhe tashmë ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë në terren. Psikologët e tjerë do të përfshihen pasi të kenë kaluar trajnimin e sotëm. Psikologët janë drejtuar në Koçan, Vinicë, Shtip, Çeshinovë- Obleshevë.

“Ekspertët janë fokusuar në shkollat në të cilat ka viktima por edhe në shkollat tjera ku gjenden vëllezërit, motrat ose prindërit e viktimave, gjithashtu edhe familjarë të viktimave. Në çdo shkollë ka nga një psikolog dhe ata synojnë personat me të cilët duhet të punojnë. Punojnë në grupe por edhe individuale. Kuptohet, janë vetëm disa ditë dhe tashmë po organizohen, bëjnë orare mirëpo është shumë e rëndësishme që tashmë po funksionojnë edhe në grupe edhe individuale”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Përveç ndihmës psiko-sociale, familjeve të prekura nga tragjedia do t’u ndahen fillimisht nga 150 mijë denarë, fonde të mbledhura në llogarinë zyrtare të Kryqit të Kuq. Nga Qeveria kujtojnë qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë mos të bien pre spekulimeve se fonde mund të dhurohen edhe në llogari të tjera që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

“Familjeve të prekura nga tragjedia e tmerrshme fillimisht do t’u ndahen mbështetje financiare në vlerë prej 150.000 denarë për secilën familje dhe të njëjtat mjete do të jenë në dispozicion për mbulimin e shpenzimeve aktuale, ditore, më urgjente. Kooptohet, kjo nuk është ndihmë e njëhershme. Të gjitha mjetet e grumbulluara në atë xhirollogari do t’u dedikohen familjeve. Për faktin që në rrjetet sociale qarkullojnë aktivitete ose dëshirë për solidaritet, apelojmë të ndiqet llogaria zyrtare e Kryqit të Kuq”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, deri më sot janë mbledhur 48.172.115,00 denarë për familjet e prekura nga tragjedia në Koçan.

281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?