Po bëhet plan për kthimin e pacientëve! Taravari: Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2025 22:13

Po bëhet plan për kthimin e pacientëve! Taravari: Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike

Katër pacientë në Beograd dhe dy në Lubjanë mbeten në gjendje kritike. Nga ana tjetër, disa prej pacientëve që janë mirë do të kthehen në vend javën e ardhshme.

“Pesë nga gjithsej 115 pacientë do të kthehen javën e ardhshme, do të hospitalizohen në klinika… në tre spitalet e Shkupit prej nga janë dërguar dhe pas triazhit do të përcaktohet nëse do të kenë nevojë të qëndrojnë në spital apo do t’i lëmë menjëherë të shkojnë në shtëpi”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.

Megjithatë, ka pacientë të rinj në klinikat vendase.

“Janë gjashtë pacientë të rinj të cilët nuk ishin paraqitur, të cilët janë paraqitur dje në Klinikën e Toksikologjisë dhe ne jemi duke i monitoruar, duke i triazhuar”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se sistemi nuk duhet të relaksohet, pasi lufta do të jetë e gjatë dhe ka mundësi për përkeqësim të gjendjes te pacientët.

“Me zvogëlimin e rrezikut të djegieve akute dhe dëmtimeve respiratore, rreziku i infeksioneve fillon të rritet”, u shpreh Sasho Klekovski – Drejtor i FSSHM.

Fondi njoftoi se do të u dalë në ndihmë të pacientëve.

“Dhamë udhëzime të duhura për heqjen e kufizimeve për përshkrimin e barnave dhe pushimin mjekësor për të prekurit nga tragjedia e Koçanit dhe mjekët e familjes tashmë i kanë marrë udhëzimet”, theksoi drejtori i FSSHM Sasho Klekovski.

Autoritetet planifikojnë që një spital nga brendësia e vendit të jetë i specializuar në rehabilitimin e nevojshëm afatgjatë të pacientëve.

281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2025 22:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?