BDI: Diskoeteka ishte mbyllur nga DAP në dhjetor, qëllimisht po shmangen disa pista hetimi

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2025 12:44

BDI: Diskoeteka ishte mbyllur nga DAP në dhjetor, qëllimisht po shmangen disa pista hetimi

Faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik, thonë nga BDI.

Kumtesa integrale:

Sipas tyre, ndërsa dalin në pah fakte të reja lidhur me tragjedinë në Koçan, dyshimet mbi profesionalizmin dhe besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për hetimin dhe procesin e përcaktimit të përgjegjësisë po bëhen gjithnjë e më të theksuara.

“Përgjegjësia duhet të ekzistojë dhe të përcaktohet qartë aty ku është. Megjithëse MPB ka ngritur kallëzime penale dhe Prokuroria Publike formalisht ka nisur hetime, drejtimi dhe shtrirja e tyre shkaktojnë shqetësime serioze për shkak të shmangies së dukshme të disa pistave kyçe të rastit, të cilat duket se janë lënë qëllimisht jashtë ose kufizuar me vetëdije.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme të ngrihet çështja e rolit dhe përgjegjësisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në gjithë këtë situatë. Sipas informacioneve të publikuara nga hetimet e mediave, kabareja “Puls” ishte zyrtarisht e mbyllur dhe e vulosur nga DAP në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, për shkak të shkeljeve të konstatuara lidhur me moslëshimin e faturave fiskale.
Megjithatë, pavarësisht faktit që kompania që menaxhonte diskotekën, “MMM Kafe DOOEL Koçan”, kishte llogarinë e bllokuar që nga korriku i vitit 2024, ajo sërish rifilloi punën shumë shpejt, pa asnjë pengesë institucionale ose sanksion ligjor.

Moslejimi i rifillimit të aktivitetit dhe moszbatimi i ndalimit të punës do të thoshte që kabareja nuk do të ishte aktive për një periudhë të gjatë, dhe për rrjedhojë as natën fatale. Ky fakt hap çështje serioze, veçanërisht ligjore dhe politike, lidhur me mënyrën se si ishte e mundur rihapja e diskotekës në këto rrethana dhe kush kishte ndikim mbi këtë vendim.

Opinioni publik me të drejtë kërkon përgjigje për dyshimet se rihapja ka qenë rezultat i presionit politik nga një anëtar i qeverisë aktuale. Nëse këto dyshime rezultojnë të bazuara, atëherë kjo përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit dhe demonstron ndërhyrjen politike në pavarësinë e institucioneve.
Prandaj, shtrohet pyetja nëse ky presion politik është arsyeja pse Prokuroria dhe Policia po e injorojnë qëllimisht këtë linjë hetimi dhe po e mbrojnë atë me çdo kusht?

Këto pretendime ngrenë dyshime për një keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare dhe ndikim politik mbi proceset institucionale, duke çuar në një përgjegjësi të mundshme penale për të gjithë palët e përfshira. Faji duhet kërkuar aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik”, thuhet në kumtesën e partisë.

282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2025 12:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?