Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar përdorimin e forcës ndaj studentëve protestues që kanë bllokuar që nga e hëna objektin e Radio Televizionit të Serbisë.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë, duke thënë se policia mund të përdorë forcën ndaj atyre që po bllokojnë ndërtesën e televizionit shtetëror serb.
“U bëj thirrje organeve kompetente shtetërore që në ditët në vijim të marrin masa të ndryshme për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të gjitha çështjet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
Që të rivendoset rendi juridik, të mbrohet rendi dhe paqja publike, të jetë plotësisht e qartë se Serbia si shtet funksionon dhe kërkoj që ta bëjnë këtë sa më shumë pa përdorimin e forcës. Atëherë kur forca është e nevojshme, në atë rast duhet të jetë sa më pak e mundur për të zgjidhur gjërat”, ka thënë Vuçiç.
Një grup studentësh dhe qytetarësh vazhdojnë të bllokojnë ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë në Tako-vska dhe Koshutnjak.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
18 Prill, 2025 22:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.