Idajet Beqiri: Lapaj financohet nga Shkëlzen Berisha me 3 milionë euro

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 09:55

Idajet Beqiri: Lapaj financohet nga Shkëlzen Berisha me 3 milionë euro

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka hedhur akuza të forta ndaj liderit të lëvizjes “Ne Tirana” Adriatik Lapaj, duke pretenduar se ky i fundit financohet nga familja Berisha. Në një intervistë për televizionin ABC News, Beqiri deklaroi se Shkëlzen Berisha, me urdhër të babait të tij Sali Berisha, ka vënë në dispozicion 3 milionë euro për Lapajn, për ta përdorur si “forcë mbështetëse në skenarin e zgjedhjeve të parakohshme”.

“Lapaj doli me qëllimin që të marrë disa deputetë dhe t’ia japë Saliut. Ai nuk ka fonde. Janë 3 milionë euro nga Shkëlzeni, për të qenë mbështetja kryesore për Berishën,” u shpreh Beqiri.

Ai shtoi se qëllimi i Lapajt është fuqizimi për të mbështetur Berishën në momentin që ky i fundit ka nevojë për përkrahje politike. Beqiri i bëri thirrje SPAK që të hetojë jo vetëm fondet e dyshuara në SHBA, por edhe këtë çështje të re financiare.

“SPAK ka shumë punë për të bërë. Le të hetojnë edhe këtë – 3 milionë eurot e Tikut,” tha avokati. Flaka Media

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 09:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?