Një zë që duhet të dëgjohet në Parlamentin e Shqipërisë – Julinda Dhame

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 10:52

Një zë që duhet të dëgjohet në Parlamentin e Shqipërisë – Julinda Dhame

Opinion nga Driton Zenku, kryeredaktor FLAKA MEDIA

Ishte qershori i vitit 2014 kur pata kënaqësinë të njihja nga afër Julinda Dhame – atëkohë Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë. Gjatë një vizite pune me gazetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në zonat e Skraparit, Beratit, Përmetit dhe Gjirokastrës, ajo na priti me përzemërsi dhe profesionalizëm, duke na treguar me dashuri e pasion vlerat tradicionale, kulturore, turistike dhe kulinare të vendit të saj.

Ishte e pamundur të mos vëreje cilësitë që e dallojnë: modeste, e sjellshme, konkrete në komunikim dhe plot vullnet për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar më të mirën e Shqipërisë. Nuk u soll asnjëherë me ne si një zyrtare që vjen, flet dhe ikën. Përkundrazi, u zhvesh nga petku formal i funksionares dhe na shoqëroi gjatë gjithë kohës me përzemërsi, kujdes dhe përkushtim.

Mund të qëndronte vetëm në ceremoni, të bënte një përshëndetje dhe të largohej – siç bëjnë shpesh zyrtarët. Por jo. Julinda zgjodhi të qëndrojë me ne gjatë gjithë kohës, të na shoqërojë në çdo hap, të bisedojë, të dëgjojë dhe të jetë pranë si një mike e mirë, jo thjesht si një drejtore.

Julinda nuk është vetëm një profesioniste me përvojë të gjatë në administratën publike, por edhe një grua që ka ecur me dinjitet në çdo hap të jetës dhe karrierës së saj.

Sot, Julinda Dhame kandidon për deputete në listën e Partisë Socialiste, dhe unë nuk mund të mos e mbështes me gjithë zemër. Aktualisht ajo drejton Drejtorinë e Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Bashkinë e Tiranës dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në fushat e mjedisit, kulturës dhe zhvillimit urban.

Më parë, ka mbajtur pozita të rëndësishme në institucione të tjera si Ministria e Mjedisit, KESH dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit – gjithmonë me integritet dhe profesionalizëm.

Julinda është një shembull frymëzimi – një grua punëtore, e përkushtuar, që vjen nga rrënjë të thjeshta, e që i njeh mirë sfidat e jetës. Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj nga puna në treg, dhe sot është një zë i formuar, i pjekur dhe i nevojshëm në politikë.

Parlamenti i Shqipërisë ka nevojë për njerëz si ajo – të ndershëm, të urtë dhe të angazhuar për të mirën e përbashkët. Zëri i Julindës do të jetë një pasuri për shoqërinë, një mbrojtëse e kulturës, një promotor i zhvillimit të qëndrueshëm dhe një zë i vërtetë për qytetarin.

Urime dhe suksese të dielën, Julinda Dhame! Me ty fiton fjala, përparimi dhe vizioni i shëndoshë. Të përkrah me zemër!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 10:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.