Zgjedhje historike në Shqipëri – për herë të parë voton edhe diaspora

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 10 Maj, 2025 21:58 Përditësuar

Zgjedhje historike në Shqipëri – për herë të parë voton edhe diaspora

Të dielën, qytetarët shqiptarë i drejtohen kutive të votimit në një nga proceset më të rëndësishme zgjedhore të viteve të fundit. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë dhe të ndërgjegjshme në votime, duke e cilësuar votën si “një zë që duhet dëgjuar”, shkruan Flaka Media

“Ju inkurajoj të merrni pjesë me besim dhe përgjegjësi në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Celibashi, duke theksuar se për herë të parë në historinë e vendit, diaspora shqiptare është përfshirë drejtpërdrejt në votim.

Sipas KQZ-së, rreth 93% e votuesve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, ndërsa 81% e tyre e kanë kthyer të plotësuar, duke përfaqësuar 74% të zgjedhësve të regjistruar jashtë vendit – një shifër e konsideruar historike.

Celibashi gjithashtu apeloi për një proces të rregullt, duke ftuar komisionerët të veprojnë me paanshmëri dhe profesionalizëm, ndërsa paralajmëroi se çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me seriozitet të plotë. Ai nënvizoi se procesi do të monitorohet nga një numër i madh vëzhguesish kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Një mesazh i posaçëm iu drejtua edhe mediave, të cilat Celibashi i ftoi të raportojnë me saktësi dhe paanshmëri për ecurinë e procesit.

Zgjedhjet e së dielës priten me interes të madh politik dhe qytetar. Mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të vendit. Në garë janë figura të njohura si kryeministri Edi Rama me Partinë Socialiste, lideri i opozitës Sali Berisha me Partinë Demokratike, por edhe forca të reja politike që synojnë të sjellin ndryshim në skenën politike shqiptare. Flaka Media

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 10 Maj, 2025 21:58 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.