Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i mbajtur këtë të premte në Tiranë, është shoqëruar jo vetëm me diskutime për të ardhmen e Europës, por edhe me momente të çlirëta dhe gazmore. Një nga ato që ka tërhequr më shumë vëmendjen është momenti kur Kryeministri Edi Rama i është ulur në gjunjë para homologes italiane, Giorgia Meloni.
Me batutë dhe humor, Meloni komentoi: “E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve dhe gazetarëve.
Kryeministrja italiane foli gjithashtu për projektet në vijim, duke theksuar se edhe pse nuk ka vizituar ende Gjadërin, puna për projektet e përbashkëta po ecën përpara: “Nuk kam shkuar në Gjadër, por puna vazhdon, jemi në rrugën e duhur”.
Samiti, që zhvillohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, mblodhi në Tiranë liderë nga 47 vende europiane, si dhe drejtues të institucioneve më të rëndësishme të kontinentit, nën moton “Një Europë e re në një botë të re”.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Maj, 2025 12:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.