VLEN: 40 milionë euro për masat për punësim

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 12:42 Përditësuar

VLEN: 40 milionë euro për masat për punësim

Qeveria në seancën e fundit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në krye me ministrinë nga VLEN, Besar Durmishi, miratoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025 që ka për qëllim kryesor përfshirjen më të madhe dhe më cilësore të të punësuarve në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut.

Me kënaqësi theksojmë se këtë vit  për masa të punësimit janë ndarë më shumë se 2,5 miliardë denarë, respektivisht 40 milionë euro, që është për 7,5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak dhe është shumë rekorde e mbështetjes, ndërsa me Planin operativ do të përfshihen gjithsej 16.507 persona.

Kjo është shenjë se Qeveria VLEN dhe Ministria e Ekonomisë janë të përkushtuara për përmirësimin e tregut të punës në vend si dhe zgjidhjen e nevojave të ndryshme të fuqisë punëtore të biznesit.

Me Planin operativ për vitin 2025 theksi i veçantë vihet te të rinjtë e papunë deri në 29 vjeç, të papunët afatgjatë si dhe te përdoruesit e ndihmës së garantuar minimale. Kujtojmë që, për herë të parë kemi masa të synuara për mbështetjen e të rinjve.

Masa – Mbështetje për vetëpunësim e cila ka të bëjë me personat e papunë me minimum arsim fillor për të filluar biznesin e tyre, shuma e mbështetjes financiare është 7.000 euro mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit, që është për 1.000 më shumë në krahasim me një vit më parë.

Risia e këtij viti është nën-masa Mbështetje përvetëpunësimin  e të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç, me ç’rast shuma e mbështetjes financiare arrin 10.000 euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit.

Vazhdojmë me tutje me masën Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike, që ka si qëllim kryesor krijimin e vendeve të reja të punës dhe sivjet do të përfshihen 1540 persona. Përsëri, gjatë punësimit të personave deri në 29 vjeç, shuma më e lartë e mbështetjes sigurohet deri në 250.000 denarë për person, me çka edhe një here tregohet angazhimi i Qeverisë për mbështetjen e të rinjvetë papunë që të mbeten në shtet.

Si masë të re këtë vit e kemi masën Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe përmirësimi i mjedisit jetësor në nivel lokal, respektivisht pyllëzim. Kjo masë parashikon përfshirje sociale të 400 personave që punësohen më vështirë të cilët do të marrin 24.000 denarë.
Vazhdojmë edhe me realizimin e masës për pagesën e Shtesës rinore e cila parashikon nxitjen e punësimit e 3.500 të rinjve deri në 23 vjeç pas përfundimit të arsimit të mesëm me qëllim të punësimit në veprimtaritë nga fusha e prodhimit. 

VLEN vlerëson punën dhe punëtorët, jemi me fat që kemi rini punëtore ne vetëm po krijojmë kushte pune!

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 12:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?