Eurostat publikon të dhëna shqetësuese për vitin 2024, sipas të cilave 19.5 milionë fëmijë në Bashkimin Evropian janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga varfëria ose përjashtimi social. Kjo përbën 24.2% të fëmijëve nën 18 vjeç, një ulje e lehtë prej 0.6 për qind pikë krahasuar me vitin 2023, kur shifra ishte 24.8%, shkruan Flaka Media
Nga vendet anëtare, Bullgaria (35.1%), Spanja (34.6%) dhe Rumania (33.8%) regjistrojnë nivelet më të larta të fëmijëve në rrezik. Në anën tjetër të spektrit janë Sllovenia (11.8%), Qiproja (14.8%) dhe Çekia (15.4%) me nivelet më të ulëta.
Në vitin 2024, Rumania shënon përmirësimin më të madh me një rënie prej 5.2 për qind të fëmijëve në rrezik krahasuar me vitin 2023. Pas saj vijnë Irlanda (-3.7%) dhe Hungaria (-3.3%). Në anën tjetër, Finlanda (+3.5%), Kroacia (+2.0%), si dhe Bullgaria dhe Belgjika (të dyja +1.2%) shënuan rritje në përqindjen e fëmijëve të ekspozuar ndaj varfërisë dhe përjashtimit social.
Këto të dhëna nënvizojnë sfidat e vazhdueshme sociale në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën për politika më efektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
2 Qershor, 2025 12:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.