Teherani refuzon bisedimet bërthamore – Trump: Europa nuk po ndihmon në zgjidhjen e konfliktit!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 10:47

Teherani refuzon bisedimet bërthamore – Trump: Europa nuk po ndihmon në zgjidhjen e konfliktit!

Irani deklaroi se nuk do te rinise bisedimet mbi programin e tij bërthamor përsa kohë është nën sulm. Pohimi erdhi  disa orë pasi ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi për një konflikt “të zgjatur” me Republikën Islamike.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u takua me diplomatë evropianë në Gjenevë, të cilët e nxitën të ripërterijë përpjekjet diplomatike me SHBA-në mbi programin bërthamor të vendit të tij. Ndërkohë, përmes një mesazhi video homologu i tij izraelit, Eyal Zamir, e paralajmëroi se nuk do të ketë zgjidhje të lehta dhe se vendi i tij duhet të jetë gati për një “fushatë të zgjatur” ndërsa foli për “ditë të vështira përpara”.

Luftimet kanë vazhduar gjatë natës me ushtrinë izraelite që njoftoi një valë të re sulmesh kundër infrastrukturës së magazinimit dhe lëshimit të raketave iraniane, ndërsa Teherani nisi ​​raketa drejt Izraelit qendror. Shpërthime u dëgjuan pranë Tel Avivit, e ka raporte se një ndërtesë në Izraelin qendror u përfshi nga flakët..

Araghchi tha se Irani ishte gati të merrte në konsideratë diplomacinë vetëm pasi të “ndalohej agresioni i Izraelit”. Ai insistoi sërish se programi bërthamor i Iranit është paqësordhe sulmet e Izraelit shkelën ligjin ndërkombëtar. Irani, shtoi kryediplomati do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes”.

“E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, tha ai. Por deklaratat re ambasadorit izraelit në OKB treguan se rruga drejt paqes nuk është dhe aq e lehtë. Ai e akuzoi Iranin për një “axhendë gjenocidale” dhe se përbënte një kërcënim të vazhdueshëm ndaj vendit të tij, duke shtuar se Izraeli nuk do të ndalonte së synuari objektet bërthamore derisa ato të “çmontoheshin”. Nga SHBA-ja, presidenti Donald Trump tregoi se shanset për Iranin që të ulë pretendimet e tij,e kanë një kufi kohor. Trup tha se Republika Islamike kishte një “ma

ksimum” prej dy javësh për të shmangur sulmet e mundshme ajrore amerikane, duke sugjeruar se ai mund të merrte një vendim para afatit 14-ditor që vendosi të enjten.  “Po u jap atyre një periudhë kohore dhe do të thoja se dy javë do të ishin maksimumi”, u tha Trump gazetarëve. Qëllimi, tha ai, ishte të “shihte nëse njerëzit do të vinin në vete apo jo”.

Presidenti amerikan gjithashtu i shpërfilli bisedimet midis Araghchi-t dhe ministrave të jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe BE-ja.  “Irani nuk dëshiron të flasë me Europën”, tha Trump. “Ata duan të flasin me ne. Europa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë në këtë.”

68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 10:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?