Aksione policore, arrestime dhe aksidente në 24 orët e fundit

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 12:21

Aksione policore, arrestime dhe aksidente në 24 orët e fundit

Në rajonin e Pollogut, gjatë datave 9 dhe 10 korrik 2025, policia ka ndërmarrë një sërë aksionesh të synuara për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Operacionet kanë përfshirë arrestime për posedim të substancave narkotike, dhunë familjare, ndalime të shtetasve të huaj për qëndrim të parregullt, aksidente rrugore me pasoja të rënda, si dhe kontrolle të rrepta në trafikun urban dhe parkimin e paligjshëm. Në vijim, ju sjellim përmbledhjen e plotë të ngjarjeve të shënuara në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë, shkruan Flaka

Arrestime për posedim të drogës në pikën pagesore të Gostivarit

Më 9 korrik në orën 22:30 në autostradën Tetovë–Gostivar, në pikën pagesore të Gostivarit, policia arrestoi dy persona, V.F. (30) dhe M.S. (37) nga Gostivari, të cilët po udhëtonin me një skuter. Gjatë kontrollit, te V.F. u gjet dhe sekuestrua substancë pluhuri e bardhë e dyshuar si narkotik. Të dy janë ndaluar për procedura të mëtejshme.

Kontroll në bare nate – ndalohen 7 shtetase të huaja

Në natën mes 9 dhe 10 korrikut (ora 22:00 – 02:00), policia kreu një aksion kontrollues në dy lokale nate në Zhelinë dhe Zubovcë, ku u ndaluan gjithsej 7 shtetase të Republikës së Shqipërisë, për keqpërdorim të qëndrimit turistik dhe qëndrim në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Ato janë ndaluar për procedura të mëtejshme ligjore.

Dhunë në familje në Tetovë – djali rreh babanë

Më 10 korrik, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, u arrestua B.I. (23) nga Tetova, pasi pas një zënke verbale kishte sulmuar fizikisht babanë e tij (52) dhe kishte shkaktuar dëme materiale në banesë. Ai gjithashtu kishte pësuar lëndime trupore dhe u ndalua nga policia për procedura ligjore.

I mitur ndalohet për mosrespektim të urdhrit policor

Më 9 korrik në ora 18:40 në Toplicë, u ndalua një i mitur i cili nuk iu bind shenjes së ndaljes së policisë ndërsa voziste një moped pa targa. Ai u shoqërua në stacionin policor në prani të prindit dhe do të procedohet më tej ligjërisht.

Aksident me këmbësor – i moshuari pëson lëndime të rënda

Po më 9 korrik, në fshatin Negotinë të Gostivarit, një veturë Audi, e drejtuar nga Sh.H. (62) goditi këmbësorin A.J. (81). I moshuari pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Emergjencës në Gostivar.

Aksion për parkim të paligjshëm – 20 automjete të sanksionuara

Gjatë kontrollit të trafikut më 9 korrik në zonën e SPB Tetovë, policia sanksionoi 20 shoferë për parkim të paligjshëm, nga të cilët 17 automjete u tërhoqën me “merimangë”. Përveç kësaj, u regjistruan 71 kundërvajtje të tjera në trafik, përfshirë shkelje në Tetovë (44) dhe Gostivar (27).

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 12:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?