Po thellohen përplasjet diplomatike – Shkupi u përgjigjet ashpër deklaratave që vijnë nga Sofja

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 10:52

Po thellohen përplasjet diplomatike – Shkupi u përgjigjet ashpër deklaratave që vijnë nga Sofja

Raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë hyrë sërish në një fazë të tensionuar pas deklaratave fyese të ministrit të Jashtëm bullgar, Georg Georgiev. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka thirrur për protestë zyrtare ambasadorin bullgar në Shkup, Zhelasko Radukov, pas intervistës së Georgiev në televizionin bullgar BTV, ku tha:

“Duke hequr ‘gjuhën dhe identitetin maqedonas’ nga raporti i PE-së, arritëm të ndalim përdorimin e tij si propagandë e brendshme politike nga kryeministri maqedonas verior.”

Në një reagim zyrtar të MPJ-së, deklaratat e Georgiev u cilësuan si fyese dhe në kundërshtim me normat e komunikimit diplomatik:

“Protesta zyrtare iu përcoll ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në vend dhe u vu në dukje papërshtatshmëria e një diskursi të tillë publik nga një zyrtar i lartë i qeverisë bullgare,” thuhet në reagimin e ministrisë.

Diplomacia e Shkupit dënon ashpër gjuhën e përdorur ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe thekson se:

“Deklarata të tilla, që përdorin gjuhë të papërshtatshme dhe nënçmojnë përfaqësuesit e një shteti sovran, përbëjnë shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk kontribuojnë në përparimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”

Ministria i ka kërkuar zyrtarisht Bullgarisë një kërkimfalje publike, në mënyrë që të ruhet dinjiteti dhe parimi në komunikimin ndërqeveritar.

Shkaku i përplasjeve: Raporti i PE-së për RMV-në

Përplasja diplomatike erdhi pasi Parlamenti Evropian miratoi raportin e parë për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitet 2023–2024, ku për shkak të presionit bullgar, termat “identitet maqedonas” dhe “gjuha maqedonase” u hoqën nga teksti përfundimtar.

Ky veprim shkaktoi zemërim në Shkup, ndërsa eurodeputetët bullgarë e përdorën raportin për të akuzuar politikanët maqedonas për sabotim të procesit të integrimit evropian.

Ngërçi kushtetues pengon negociatat me BE-në

Pavarësisht se Maqedonia e Veriut nisi bisedimet për anëtarësim në BE më 19 korrik 2022, pas miratimit të propozimit francez, negociatat nuk kanë përparuar për shkak të mungesës së ndryshimeve kushtetuese që përfshijnë shtimin e bullgarëve si popull shtetformues në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese kërkojnë mbështetje me shumicë prej dy të tretash në Kuvend, një detyrë e vështirë për pushtetin aktual, pasi opozita e atëhershme – tani në qeveri – e ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen.

Në vend të progresit – përplasje të reja

Në vend që raporti i PE-së të shënojë një hap përpara në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ai ka krijuar një tjetër vatër tensioni diplomatik me Bullgarinë, duke dëshmuar se kontesti mes dy vendeve mbetet një pengesë serioze për integrimin evropian të Shkupit. Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 10:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“