Nxehtësi ekstreme nga nesër

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 00:35

Nxehtësi ekstreme nga nesër

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të temperaturave në Maqedoninë e Veriut nga data 20 deri më 24 korrik 2025. Në disa rajone, termometri pritet të shënojë deri në 41°C.

Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar qytetarët që të marrin masa mbrojtëse për përballimin e të nxehtit ekstrem, veçanërisht gjatë orëve më kritike të ditës, prej ora 11:00 deri në 17:00.

Rekomandimet kryesore për qytetarët:

  • Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskëta.
  • Konsumoni sa më shumë lëngje; shmangni pijet alkoolike dhe ato me sheqer.
  • Vishuni me rroba të lehta dhe të çelëta; përdorni kapelë dhe syze dielli.
  • Shmangni aktivitetet fizike në periudhat me nxehtësi ekstreme.
  • Kujdes i veçantë për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Në rast të shfaqjes së simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose rrahje të shpejta të zemrës, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Ministria thekson gjithashtu rëndësinë e krijimit të kushteve mikroklimatike të përshtatshme (deri në 25°C) si në shtëpi ashtu edhe në vendin e punës.

“Po e ndjekim situatën në baza ditore dhe do të veprojmë sipas vlerësimeve dhe nevojave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 00:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?